Gjatë periudhës Janar-Gusht 2024, kemi realizuar disa hapa të rëndësishëm në procesin e rikuperimit të të zhdukurve:
33 kërkesa të reja nga familjarët, duke e çuar numrin total në 314. 9 prej tyre janë bërë nga gra, duke treguar se familjarët e personave të zhdukur po e shohin bashkëpunimin me autoritetet si një mundësi të rëndësishme.
Janë kryer 3 verifikime administrative për identifikimin e eshtrave të personave të ekzekutuar, përfshirë ata të “Grupit të sabotatorëve në naftë dhe ekonomi”.
Drafti i VKM-së është përcjellë më 12 Qershor 2024 për mendim dhe miratim në Ministrinë e Drejtësisë dhe aktualisht ndodhet në Ministrinë e Brendshme për kompetencë, duke hapur rrugën për procesin e kërkimit.
Monitorimi i vendvarrimeve të identifikuara dhe të dyshuara për të siguruar ruajtjen e tyre, për të parandaluar ndërhyrjet dhe ndryshimet në to.
12 dëshmi të reja janë mbledhur nga familjarët e të zhdukurve, që ndihmojnë në dokumentimin e historive të tyre.
Firmosëm një Protokoll me International Commission on Missing Persons – ICMP për krijimin e një databaze më të sigurt dhe përmirësimin e procesit të kërkimit.
Në këtë vit,organizuam dy aktivitete të rëndësishme:
Ekspozita Dokumentare për të vrarët në kufi (8 Maj 2024)
Simpoziumi për të vrarët në kufi në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve (28 Gusht 2024)
Po ashtu, jemi duke punuar për një memorial të përgjithshëm në Tiranë dhe memorialin “Shtegu i Lirisë” në Rehovë, për të nderuar viktimat dhe për të shprehur dhimbjen dhe respektin shoqëror për ta.
Thirrje për Veprim: AIDSSH i bën thirrje grupeve të interesit dhe institucioneve të zbatimit të ligjit të vazhdojnë të na mbështesin në këtë proces të rëndësishëm për familjet shqiptare.
Familjarëve që janë në kërkim, ju lutemi të vijoni aplikimin për personat e zhdukur!
Bashkohuni në përpjekjen tonë për drejtësi dhe rikuperim!