DIALOG I AUTORITETIT PËR INFORMIM MBI DOKUMENTET E ISH-SIGURIMIT TË SHTETIT ME PUSHTETIN VENDOR

Në kuadër të Ditëve të Kujtesës (20-27) shkurt, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) organizon Diaogun e Ndërveprimit me Pushtetin Vendor, per realizimin e një udhëzuesi praktik për modalitetet e bashkëpunimit me strukturat vendore në procesin e verifikimit dhe trajtimit të çështjeve që lidhen me kujtesën historike.

Ky manual përcakton qartë mekanizmat e bashkëpunimit në fusha kyçe si:

✅ Verifikimi i figurës së kandidatëve për dekorata, tituj nderi, emërtimin e rrugëve dhe hapësirave publike.
✅ Trajtimi i vendvarrimeve të dyshuara të ekzekutimeve, varreve të pashënjuara dhe vendeve të kujtesës.
✅ Bashkëpunimi me institucionet arsimore, bibliotekat dhe muzetë lokalë, për të nxitur edukimin dhe ndërgjegjësimin mbi të kaluarën.

Dialogu synon të forcojë rolin e pushtetit vendor në proceset e transparencës dhe kujtesës historike, duke kontribuar në ndriçimin e së kaluarës dhe respektimin e dinjitetit të viktimave të regjimit të shkuar.

𝐀𝐠𝐣𝐞𝐧𝐝𝐚:

10:00 – 10:30 Regjistrimi i pjesëmarrësve

Njohja me ekspozitës me portretet e ish të burgosurve të Spaçit
10:30 – 10:40 Fjala e mirëseardhjes
Znj. Gentiana Sula, Kryetare e Autoritetit

10:40– 10:50 Fjala Përshëndetëse
Z. Ermal Elezi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbështetjes së
Vetëqeverisjes Vendore (AMVV)

10:50-11:20 Prezantim i dokumentit të Dialogut “Për modalitetet e punës me strukturat e pushtetit vendor përgjegjëse për verifikimin e figurës së kandidatëve të propozuar
për dekorata, tituj nderi, emra rrugësh, hapësirash publike trajtimin e vendvarrimeve të dyshuara të ekzekutimeve, varreve të pashënjuara, trajtimin e
vendeve të kujtesës, strukturat e arsimit, bibliotekat e muzetë lokale”.
Znj. Liliana Çoçoli (Drejtore Drejtorie në AIDSSH)

11:20 – 11:40 Nevoja e rëndësisë së bashkëpunimit me AIDSSH,
Z. Albert Mëlyshi, Kryetari i Bashkisë Mirditë,
Z.Aleksander Toti, Bashkia Tepelene
11:40 – 11:50 AIDSSH në bashkëpunimin me pushtetin vendor në funksion të edukimit qytetar Znj. B. Çërraga (përgjegjëse sektori)
11:50 – 12:00 Prezantimi i vendvarrimeve të identifikuara si vende të kujtesës dhe përbërës të mundshëm të rrugëve të kujtesës,
Znj. Nertila Seitaj (Drejtore Drejtorie në AIDSSH)
12:00 – 12:30 Diskutime
12:30 -13:00 Pyetje përgjigje
Moderatore: Znj. Sofi Noti, Sekretare e përgjithshme
13:00 -13:15 Vizitë në arkivë