Kufiri i shpresës dhe i vdekjes 1944–1991 – Shkodra përballë të kaluarës

THIRRJE PËR DORËZIM PUNIMESH | SIMPOZIUM SHKENCOR

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit fton studiuesit, historianët, pedagogët, studentët e nivelit të avancuar dhe të gjithë të interesuarit të dërgojnë punimet e tyre për simpoziumin:

“Kufiri i shpresës dhe i vdekjes 1944–1991 – Shkodra përballë të kaluarës”

Shkodër

28–29 gusht 2025

Punimet duhet të trajtojnë temat që lidhen me politikat kufitare të regjimit komunist, rastet e tentativave për arratisje, ndëshkimin dhe represionin në zonat kufitare, veçanërisht në rajonin e Shkodrës, si dhe kujtesën kolektive dhe dokumentimin e kësaj periudhe dramatike.*

Të gjithë të interesuarit mund të referohen në thirrjen zyrtare të bashkëlidhur. ku gjenden:

* temat e sugjeruara

* afatet e dorëzimit

* formatimi i punimit

* kontaktet për aplikim dhe komunikim

Ftojmë çdo zë që dëshiron të kontribuojë në ndriçimin e kësaj pjese të së kaluarës, përmes studimit, analizës dhe kujtesës së dokumentuar.*

Thirrjen mund ta shpërndani me kolegë dhe studiues të tjerë të interesuar.

#Thirrje#Simpozium#Shkodra#KufiriShpreses#KujtesaHistorike#AIDSSH#PunimShkencor

Gentiana Mara Sula Gentiana Sula Faqja Zyrtare @Altin Hoxha @Skender Vrioni Albert Nikolla Gjergj Marku @Nertila Seitaj