Ekspozita Fizike 2023

“Të mësojmë mbi të shkuarën-burime arsimore të hapura 1944-1991”. Ekspozitë dokumentare, lëvizjet demokratike në syrin e Ish-Sigurimit të Shtetit mbajtur më 20 shkurt 2023, Tiranë.

AIDSSH në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Radio Televizionin Shqiptar si dhe Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP), organizoi një ekspozitë arkivore me dokumente të ish- Sigurimit të Shtetit mbi lëvizjet demokratike 1990-1991, foto dhe video si dhe prezantoi projektin e platformës digjitale “Të mësojmë mbi të shkuarën – burime arsimore të hapura,1944-1991”, një platformë e hapur për profesionistët e arsimit parauniversitar, prindër dhe nxënës.

“Të Zgjedhur”, ekspozitë përkujtimore në 76-vjetorin e ekzekutimit politik të deputetëve dhe intelektualëve më 10 tetor 1947.

 Për ndërtimin e ekspozitës janë marrë në shqyrtim dosjet hetimore gjyqësore 2224 dhe 1393 si edhe dosjet formulare të Kolë Kuqalit, Selaudin Totos, Halit Gjolenës, Isuf Hysenbegasit dhe Hasan Reçit që gjenden pranë Autoritetit të Informimit mbi Dosjet e Ish –Sigurimit të Shtetit, bashkë me dosjen e grupeve Monarkiste, Social-Demokrate e të Rezistencës dënuar një vit para deputetëve e intelektualëve të marrë në shqyrtim. Ekpozita u mbajt më 12 Tetor 2023, Tiranë.