Facebook
Twitter
LinkedIn
Email

Fakte Për Vitin 2024

Në rubrikën fakte nëpërmjet statistikave ne dëshmojmë përparimin institucional në fushën e informimit, digjitalizimit, deklasifikimit, edukimit qytetar dhe zbardhjes së të kaluarës.

✅ Fakte që flasin për një vit pune intensive (2024):
📂 Digjitalizimi & Deklasifikimi
* 17,303 dosje të përpunuara
* 1,096,699 faqe të digjitalizuara
* 23,663 njësi arkivore në total të aksesueshme për qytetarët
📨 Fakte mbi kërkesat e qytetarëve dhe verifikimin institucional
* 3,701 kërkesa të mbërritura (96% e trajtuara)
* 263 kandidatë të verifikuar për pastërtinë e figurës
* 25 persona të identifikuar me lidhje me ish-Sigurimin
📍 Fakte mbi përpjekjet për zbardhjen e zhdukjeve gjatë diktaturës:
* 6 vendvarrime të reja të identifikuara në 2024 (11 në total që prej vitit 2022)
* 6 hetime administrative për raste të reja zhdukjesh
* 280 kërkesa nga familjarët dhe dëshmi të reja të mbledhura
📚 Fakte në shërbim të edukimit dhe kujtesës historike:
* Botimi i librave “Dielli lind në Spaç” dhe “Kufij të thyer” – miratuar për përdorim shkollor
* 346 pjesëmarrës në aktivitetet e Klubit të Librit
* 4 aktivitete tematike të ndërtuara mbi dokumente të punuara nga 80,474 faqe
🌐 Fakt i ri për 2025:
* Ndërtohet Mediateka online me 30 dosje të përpunuara për publikim, në shërbim të studiuesve
⚠️ Fakte mbi sfidat institucionale:
* Vetëm 26% e bashkive kanë zbatuar verifikimin për titujt e nderit
* Kërkohet ndryshim i Kodit Zgjedhor për verifikimin e detyrueshëm të kandidatëve
* 13 zyrtarë ende në proces komunikimi për transparencë
* Nevojitet përmirësim ligjor për njohjen e të drejtave të të internuarve dhe të punës së detyruar
📎 Lexoni raportin e plotë këtu:
👉 https://www.autoritetidosjeve.gov.al/raport-vjetor-2024