Facebook
Twitter
LinkedIn
Email

VIZITORË TË VEGJËL NË ARKIV- TË NJOHIM DIKTATURËN PËRMES EKSPOZITAVE DHE TEKSTEVE PËR FËMIJË

Sot, në kuadër të edukatës qytetare dhe vizitave në arkiva, nxënësit e klasave të pesta të shkollës “Gustav Mayer” vizituan Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH). Gjatë vizitës, 93 nxënës dhe 3 mësues patën mundësinë të eksploronin katër ekspozitat e ndryshme të vendosura në hollin dhe hyrjen e godinës së Autoritetit. Ekspozitat përfshinin “Siluetat”, “Portretet e Spaçit”, “Tumos” dhe logot e Spaçit, të krijuara nga nxënësit e shkollave artistike.

Pas eksplorimit të ekspozitave, nxënësit vizituan bibliotekën “Musine Kokalari”, ku ndoqën një prezantim mbi “Të Drejtat e Njeriut dhe Diktaturën”, i përgatitur posaçërisht për këtë grupmoshë. Prezantimi përshkroi në një formë të thjeshtë Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe shkeljet e këtyre të drejtave gjatë periudhës së diktaturës, duke përdorur ilustrime dhe përshkrime të thjeshta. Nxënësit mësuan për të drejtat e lirisë së shprehjes, mendimit, besimit, lirisë së lëvizjes, dhe të drejtën për barazi para ligjit.

Pas diskutimeve mbi të drejtat e njeriut, ata u njohën me mënyrat se si regjimi totalitar i ka shkelur këto të drejta në Shqipëri, përmes fragmenteve nga libri “Dielli lind në Spaç”, botim i AIDSSH-së, i përshtatur për arsimin 9-vjeçar. Nxënësit dëgjuan gjithashtu dëshmi të fëmijëve që kishin të afërm në Spaç, duke u thelluar kështu në realitetin e diktaturës dhe përvojat e asaj periudhe.

Pjesëmarrësit u inkurajuan të diskutonin dhe ilustronin të drejtat e njeriut përmes vizatimeve, dhe të angazhoheshin në analizimin e situatave për t’u informuar sa më mirë. Në fund të vizitës, mësuesve u dhurua një kopje e librit “Dielli lind në Spaç”, me qëllim për të stimuluar projekte edukative jashtëshkollore mbi njohjen e së kaluarës dhe vlerat e të drejtave të njeriut.

Fëmijët shpërndanë mendimet e tyre përmes vizatimeve dhe fjalëve:

“Këtu kam bërë një vajzë që është e lirë sepse të drejtat e saj nuk cënohen”, shpjegoi Reina.

“Unë kam vizatuar një person që ka të drejtë të jetojë i lirë. Të gjithë duhet të jenë të barabartë dhe të mos u preken të drejtat”, tha Kledi.

“Kam dëgjuar për kohën e diktaturës nga familja dhe nga televizori”, shtoi një tjetër nxënës.

Ky aktivitet solli një mundësi për nxënësit që të reflektojnë mbi të drejtat e njeriut dhe rëndësinë e njohjes së historisë, duke u angazhuar në mënyrë aktive në procesin edukativ.

VIZITË NË ARKIVIN E AIDSSH

Vizita në arkivin e Autoritetit nga Gjimnazi “Petro Nini Luarasi” na suprizoi të gjithëve pēr njohuritē qē zotëronin nxënēsit e kësaj shkolle rreth sē kaluarēs sē errēt të vendit. Tē

VIZITË NË AIDSSH

Studentë të shkollës verore të Historisë Bashkëkohore Shqiptare, në Departamentin e Historisë së Fakultetit Histori- Filologji, Universiteti i Tiranës, zhviluan një vizitë informuese në AIDSSH. Ata vizituan arkivin ku mësuan

VIZITË NË AIDSSH

Si fillim nxënësit u njohën me arkivën dhe me pas në sallën e biblotekës “Musine Kokalari” ndoqën dokumentarin e AIDSSH “Tre ditët e lirisë”, i cili ka në qendër historinë

Vizitë në arkivin e AIDSSH

AIDSSH mirëpriti studentët e Masterit Shkencor për mësuesi, të gjuhës angleze, për arsimin e mesëm dhe të lartë, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, të cilët të nxitur nga lënda e

Vizita e studentëve të historisë

Sot, Autoritetin e vizituan studentët e historisë, të shkollës verore “Historia Gojore”, shoqëruar nga Prof. Asoc. Dr. Enriketa Pandelejmoni, pedagoge e historisë, Universiteti i Tiranës. Të interesuar të mësojnë më