Tiranë,8 gusht 2025-Në ambientet e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit u zhvillua një takim mes znj. Julia Sutherland, Zëvendësshefe e Misionit Britanik në Shqipëri (Chargé d’Affaires), dhe znj. Gentiana Sula, Kryetare e AIDSSH-së si dhe ekipit që ajo drejton.
Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit me Ambasadën Britanike në Tiranë dhe u fokusua në prezantimin e punës së Autoritetit, si dhe shqyrtimin e mundësive për nisma të përbashkëta me Mbretërinë e Bashkuar.
Gjatë vizitës, znj. Sutherland u njoh nga afër me arkivin e Autoritetit, tipologjitë e dosjeve, fondet dhe interesin e lartë të studiuesve për këto burime historike. Më pas, u prezantuan projektet e kujtesës që kanë kontribuar në zbardhjen e të vërtetave të fshehura, si hartat dhe evidencat e vendeve të vuajtjes (Kampi i Tepelenës, Burgu i Spaçit), si dhe ngjarjet që tronditën dhe dëmtuan opozitën e kohës, duke e zhytur shoqërinë në izolim të plotë politik e ekonomik. Në takim u trajtuan edhe çështje që shënuan kulmin e diktaturës, si goditja e intelektualëve dhe të konsideruarëve armiq të pushtetit, përmes dënimeve me vdekje dhe format e tjera të represionit, si burgime dhe survejimeve afatgjata.
Diskutuam mbi organizimin e mundshëm të marrjes se ekspertizës mbi modelet britanike- irlandeze të pajtimit dhe ballafaqimit me të kaluarën.
Hapësirën e mundshme për realizimin e një vizite studimore në Mbretërinë e Bashkuar për përfaqësues të AIDSSH-së, studiues dhe aktorë të kujtesës historike.
Znj. Sula vlerësoi rëndësinë e forcimit të kujtesës dhe transparencës mbi të vërtetat historike të regjimit komunist, si dhe rolin e partneriteteve ndërkombëtare në proceset e pajtimit shoqëror dhe institucional.
Gentiana Sula Faqja Zyrtare @Gentiana Mara Sula Altin Hoxha Skender Vrioni Gjergj Marku Mimoza Zeneli Sofi Noti Anton Dukagjini @Ilda Memia @Aurel Bekteshi Dorian Zanaliu @Migena Demirxhiu
#AutoritetidosjeveBritish Embassy Tirana




