Legjislacioni

MBLEDHJA E DOKUMENTEVE

Neni 13: Identifikimi i dokumenteve

  1. Autoritetet publike dhe rrjeti arkivor i Republikës së Shqipërisë mbështesin Autoritetin në kërkimete tij për gjetjen e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe në mbledhjen e tyre.
  2. Kur autoriteti publik ose arkivi është në dijeni apo konstaton, gjatë përmbushjes së detyrave, sezotëron dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit apo kopje ose dublikata të tjera të dokumenteve të tilla, vëmenjëherë në dijeni Autoritetin.
  3. Kur Autoriteti vlerëson se dokumente të caktuara mund të gjenden pranë një autoriteti publik apoarkivi, u drejtohet atyre me kërkesë me shkrim për identifikimin dhe vënien në dispozicion tëdokumenteve.
  4. Kur autoriteti publik ose arkivi merr një kërkesë, sipas përcaktimeve të pikës 3, të këtij neni, ipërgjigjet Autoritetit, brenda 15 ditëve nga paraqitja e kërkesës, duke i vënë në dispozicion, sipas rastit,dokumentet ose kopje apo dublikata të tyre. Kur dokumenti i kërkuar nuk ndodhet tek autoriteti publik apo arkivi, por këta të fundit kanë dijeni për vendndodhjen e tij, vënë në dijeni Autoritetin.
  1. Autoriteti, në mirëkuptim me autoritetet publike dhe arkivat, mund t’i shqyrtojë regjistrimet,arkivat dhe informacionet që gjenden tek to, kur ekzistojnë të dhëna të besueshme se pranë tyre gjendendokumente të ish-Sigurimit të Shtetit.
  2. Kur personat fizikë ose juridikë privatë janë në dijeni ose konstatojnë se zotërojnë dokumente tëish-Sigurimit të Shtetit apo kopje ose dublikata të tyre, vënë në dijeni menjëherë Autoritetin.

Neni 14: Dorëzimi i dokumenteve nga autoriteti publik dhe arkivi

  1. Çdo autoritet publik dhe arkiv, me kërkesën e Autoritetit, i dorëzon atij dokumentet e ish-Sigurimittë Shtetit që gjenden pranë tyre, duke përfshirë kopjet dhe dublikata të tjera.
  2. Kur autoritetit publik i nevojiten doku-mentet, për t’i përdorur në përmbushjen e funksioneve dheqëllimeve të tij, sipas parashikimeve të seksionit 2, të kreut IV, të këtij ligji, ai mund të bëjë dublikata tëtyre dhe t’i përdorë ato. Dokumentet origjinale lejohen të përdoren si dokumente vetëm për aq sa kjo është e domosdoshme për përmbushjen e detyrës. Në këtë rast, Autoritetit i dorëzohen, në bazë të kërkesës, dublikata.
  3. Pavarësisht parashikimeve të pikës 2, të këtij neni, dokumentet për të prekurit i dorëzohenAutoritetit origjinale dhe të plota.
  4. Autoriteti:

a) nuk ka kufizim në njohjen, studimin dhe shfrytëzimin e dokumenteve origjinale;

b) nuk dorëzon te kërkuesi dokumente origjinale, por dokumente dublikatë të nxjerra nga Autoriteti.

Neni 15: Dorëzimi i dokumenteve nga personi fizik dhe juridik privat

  1. Çdo person fizik dhe juridik privat i dorëzon menjëherë Autoritetit, me kërkesë të tij, dokumentete ish-Sigurimit të Shtetit që zotëron, si dhe kopje apo dublikata të tjera, kur këto nuk janë në pronësi tëpersonit fizik apo juridik privat. Vërtetimi i pronësisë i takon personit fizik ose juridik privat. Për qëllime të zbatimit të këtij ligji, konsiderohen në pronësi të personit fizik apo juridik privat dokumentet që ky i fundit, në bashkëpunim me ish-Sigurimin e Shtetit, i ka përgatitur vetë.
  2. Kur dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, sipas përcaktimeve të pikës 1, të këtij neni, rezultojnë nëpronësi të personit fizik apo juridik privat, ky i fundit i vë ato në dispozicion të Autoritetit për tëpërgatitur kopje ose dublikata të tyre.

Neni 16: Dokumentet e Partisë së Punës së Shqipërisë dhe organizatave të tjera politiko-shoqërore

  1. utoriteti, në zbatimin e detyrave të tij, sipas këtij ligji, mund të kërkojë nga organet përkatëseinformacion për llojin, përmbajtjen dhe vendin e ruajtjes së dokumenteve të Partisë së Punës tëShqipërisë dhe të organizatave të tjera politiko-shoqërore që kanë vepruar gjatë periudhës së përcaktuar në nenin 2 të këtij ligji.
  2. Autoriteti, sipas nevojës, mund të kërkojë të shqyrtojë dokumentet e parashikuara në pikën 1 tëkëtij neni.
  3. Me kërkesën e tij, Autoritetit i dorëzohen dublikata të dokumenteve të parashikuara në pikën 1, tëkëtij neni, kur këto kanë lidhje me veprimtarinë e ish-Sigurimit të Shtetit dhe i nevojiten për përmbushjene funksioneve të tij.
  4. Parashikimet e këtij neni zbatohen për ato dokumente që janë krijuar nëpërmjet bashkë-veprimitme ish-Sigurimin e Shtetit, me nxitjen apo në zbatim të urdhrave dhe udhëzimeve të tij.

Neni 17: Kthimi i dokumenteve nga Autoriteti

  1. Kur për dokumentet që u përkasin autoriteteve publike nuk ka të dhëna se krijimi i tyre ështënxitur apo urdhëruar nga ish-Sigurimi i Shtetit, Autoriteti i rikthen ato, me kërkesë të autoriteteve publikeapo kryesisht kur konstaton sa më sipër. Autoriteti mund të mbajë kopje ose dublikata të këtyre dokumenteve.
  2. Kur gjatë veprimtarisë së tij, Autoriteti ndeshet me dokumente dhe informacione të klasifikuara,sipas legjislacionit në fuqi për informacionin e klasifikuar “Sekret shtetëror”, sipas rastit dhe nivelit tëklasifikimit, për kthimin e tyre vepron në përputhje me parashikimet e këtij legjislacioni.

Neni 18: Arkivimi i dokumenteve

1. Autoriteti krijon arkivin e tij për mbledhjen, ruajtjen, administrimin dhe përdorimin edokumenteve. Arkivi organizohet dhe funksionon në përputhje me dispozitat e këtij ligji, rregulloren eAutoritetit dhe legjislacionin në fuqi për arkivat.

2. Autoriteti arkivon të gjitha dokumentet, kopjet dhe dublikatat e mbledhura, sipas parashi-kimeve tëkëtij ligji.

Në arkivin e tij, Autoriteti:

a) dokumenton kohën, individin, institucionin apo kërkuesin, të cilëve u janë dorëzuar apo përcjellë,pas përfundimit të përpunimit, dokumente apo informacione nga dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit;

b) përcakton informacionet që janë futur në sistemet e përpunimit të të dhënave dhe kohën kur janëfutur;

c) ndalon hyrjet e paautorizuara;

ç) ndalon marrjen e aksesit të personave të paautorizuar në dokumentet e ish-Sigurimit dhe sistemet e përpunimit të të dhënave, me të cilët përpunohen informacione prej dokumenteve;

d) garanton se dokumentet nuk lexohen, kopjohen, ndryshohen, asgjësohen apo largohen paautorizim;

dh) garanton se transporti i dokumenteve shoqërohet nga të paktën dy anëtarë të Autoritetit, apopersona të autorizuar nga Autoriteti;

e) parashikon modele organizimi të tilla, që t’u përgjigjen kërkesave specifike për ruajtjen e tëdhënave.

3. Pas kalimit të afatit të ruajtjes, dokumentet e krijuara nga Autoriteti duhet t’i dorëzohen arkivit, ngai cili janë marrë në dorëzim, apo që rrjedhin dokumentet e prodhuara.