të mbajtur më 30 maj 2019 në Tiranë, ku morën pjesë përfaqësues të komuniteteve religjioze, AIDSSH ekspozoi dokumente arkivore të përndjekjes së klerit katolik, ortodoks, mysliman dhe bektashian.
AIDSH në bashkëpunim me Bashkinë e Lushnjës, Institutin për Integrimin e të Përndjekurve, Shoqatën Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë, të mbijetuar, institucione dhe shoqëri civile aktive hapi javën përkujtimore “Dinjiteti përballë totalitarizmit, gusht 2019”, organizuar në kuadër të 23 gushtit, Ditës Europiane të Viktimave të Regjimeve Totalitare dhe 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve. Ekspozita me materiale arkivore prezantoi dhjetëra dosje të përndjekjes së Sigurimit ndaj faktorit antikomunist në zonën e Lushnjës, shumë prej të cilave, për herë të parë.
mbajtur më 21 gusht 2019, BELSH. Në bashkëpunim me Bashkinë Belsh, grupe të interesit dhe të mbijetuar të përndjekjes, AIDSSH zhvilloi fazën e parë të Dialogut lokal në Belsh, zonë e të internuarve të shpërngulur nga kampi i Tepelenës e të tjerë, si dhe e burgut të grave, mes të cilave të dënuara të ndërgjegjes. Në shëtitoren e qytetit u prezantua ekspozita dokumentare me materiale arkivore të zonës së Belshit e burgut të grave.
Ekspozitë dokumentare, në kuadër të “Ditët përkujtimore”, mbajtur më 23 gusht 2019, Tepelenë.
Ekspozita me profile të të zhdukurve në diktaturë u hap në Muzeun Historik Kombëtarë më 11 dhjetor 2019) në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut nga AIDSSH, në bashkëpunim me Institutin e Integrimit të Ish-të Përndjekurve Politikë dhe ICMP (Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur).
AIDSSH në bashkëpunim me Bashkinë Përmet dhe Shoqatën Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë zhvilloi takimin e parë të Dialogut për Diktaturën në qytetin e Përmetit. AIDSSH ekspozoi materiale arkivore të zonës, regjistra përpunimi, libra evidence, dosje përpunimi, hetimore-gjyqësore, dosje drejtimi të zonave të ndryshme të Përmetit.
© 2025 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara – Designed and Developed by INSTANT.AL