Spaç/ Qendresë, Dëshmi, Reflektim.

📢 AKTIVITET PROMOVUES I PRODUKTEVE MBI REVOLTËN E SPAÇIT

🗓 MË 20 DHJETOR, 2024
🕙 ORA 10:30 – 12:00
📍 NË QENDRËN E ARTIT “AGIMI’’, TIRANË

Foto dhe ilustrime, dëshmi dhe botime, dokumentar dhe një faqe interneti me kryefjalën “Spaç” ekspozohen për herë të parë në Qendrën e Artit “Agimi”. Ato janë përgatitur nga AIDSSH në formën e ekspozitave, librave apo dokumentari dhe sjellin për publikun e gjerë, si edhe për ish- të dënuarit politikë që vuajtën dënimin atje, një kohë, një vend, një histori që nuk duhet harruar.

10.30 – 10.40 Fjalë përshëndetëse nga Znj. Gentiana Sula, Kryetare e AIDSSH.

10.40 – 10.50 Prezantimi i produkteve nëpërmjet stafit që del para audiencës.

10.50 – 11.00 Flasin ish-të dënuar politikë në kampin – burg të Spaçit si dhe pjesëmarrës në revoltën e Spaçit.

11.00 – 11.20 Një minutë heshtje për dy ish – të dënuarit politikë që nuk jetojnë më dhe kanë lënë dëshmitë e tyre të fundit për AIDSSH. Gëzim Çela dhe Ylber Merdani. Mesazhi i zonjës Merdani.

11. 20 – 11.50 Vizitohen të gjitha ekspozitat dhe produktet pranë të cilëve gjendet stafi i AIDSSH-së.

11.50 – 12.00 Kafe.

Çfarë do të prezantohet:

📚 Vëllimi I i librit me dëshmi: “50 vjet nga revolta në burgun e Spaçit”
🌐 Prezantimi i web-it të Spaçit: Platformë për historinë dhe dëshmitë e revoltes
📖 Libri për nxënësit e Arsimit Parauniversitar të ciklit të mesëm të ulët: “Dielli lind në Spaç”
📚 Libri për nxënësit e Arsimit Parauniversitar të ciklit të mesëm të lartë: “Spaçi, historia e një revolte”
🖼️ Ekspozitë me portrete të ish të përndjekurve të burgut të Spaçit që kanë dhënë dëshmi
🎨 Skicat grafike me tematikë mbi Revoltën e Spaçit që janë përdorur në librin për fëmijë “Dielli lind në Spaç”, shkruar nga shkrimtarja për fëmijë Rovena Rrozhani
📸 Ekspozita do të përfshijë foto të portreteve të ish të burgosurve të Spaçit, të cilët kanë dhënë dëshmi për AIDSSH-në, të fotografuara nga @Dorian Zanaliu, si dhe skica të krijuara nga piktorja e mirënjohur Anila Zajmi – Katanolli.

🔊 Moderimi do të bëhet nga gazetarja Monika Stafa.