✍️“Gjuha e arratisur ka më shumë jetë se ajo që mbahet rob nën atë flamur.”- i shkruan Camaj , Arshi Pipes teksa zezoma e Sigurimit tirrte gracka për të në Tiranën Staliniste.
🙏Për të nderuar Martin Camajn, në 100-vjetorin e lindjes së tij, iu bashkuam diskutimit në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit me albanologet Enkeleida Kapia dhe Belfjore Qose, studiuesin Behar Gjoka, shkrimtarin Namik Dokle etj ku u fol gjatë për cilësitë e tij si albanolog, gjuhëtar, njeri i mendimit dhe i letërsisë shqipe, me një stil te jashtëzakonshëm.
Përmes Altin Hoxhës, anëtar i Autoritetit dhe Selami Zalli, Drejtor i Informacionit në Aidssh folëm dhe për fatin e tij si intelektual e qytetar, që u shënjua me vendosjen e regjimit komunist, arratisjen pas presioneve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe shpalljen “armik” për regjimin.
🗣“Koha ku ai jetoi dhe krijoi, ashtu siç ishte fati i gjithë intelektualëve shqiptarë të diasporës – të refuzuar, të arratisur për shkak të dhunës nga vendi – shënoi edhe mungesën e tij të gjatë në diskursin shqiptar të komunikimit mbi trashëgiminë e tij”, – tha Alda Bardhyli, Drejtore e Qëndrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.
✅️Camaj : Tirana është kthyer në një laborator të gjuhës së komanduar
🗣 Enkeleida Kapia, Shefe e Katedrës së Albanologjisë në Institutin e Gjuhësisë, na rrëfeu përmes letrëkëmbimit që Camaj kishte me Arshi Pipën, perceptimin e tij mbi Tiranën e asaj kohe, ku nuk mungonte shprehja e dashurisë për atdheun, gjuhën shqipe dhe dhimbja se Tirana ishte kthyer në një laborator të gjuhës së komanduar – një vatër e cenuar nga mungesa e lirisë, me një hapësirë shkencore e kulturore të ndikuar nga politika, që frymëzohej drejtpërdrejt nga Stalini. Por në vlerësimet e Camajt, Eqrem Çabejn, ishte i vetmi gjuhëtar që ruante pastërtinë e gjuhës dhe nuk ndikohej nga politika zyrtare.
“Tirana është kthyer në një vend ku gjuha ka pushuar së qeni mjet komunikimi dhe është bërë mjet bindjeje.”
✅️Hetimi administrativ : Camaj i qëndroi çdo tentative të Sigurimit për manipulim dhe bashkëpunim.
Ndërsa ai krijonte dhe punonte për gjuhën shqipe dhe letërsinë në Itali, Mynih dhe SHBA, në Shqipërinë komuniste Sigurimi i Shtetit e survejonte dhe krijonte dokumente për të – ashtu si për bashkëudhëtarët dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë në emigracionin politik, figura të anatemuar nga historiografia komuniste si Ernest Koliqi dhe Arshi Pipa.
🗣Rreth kësaj, anëtari i Autoritetit, Altin Hoxha, foli mbi disa dimensione të përndjekjes së tij nga Sigurimi i Shtetit, si dhe tentativat për të errësuar figurën e tij përmes kërcënimeve me jetë dhe kombinacioneve te dështuara për ta rekrutuar.
Në përfundim të hetimit administrativ të Autoritetit mbi dosjen e Camajt, Altin Hoxha tha se Camaj jo vetëm që nuk bashkëpunoi me Sigurimin e Shtetit, por nuk ekziston asnjë dokument raportimi apo version që dëmton figurën e tij. Ai i qëndroi çdo tentative të Sigurimit për manipulim dhe bashkëpunim
🗣Po kështu, Selami Zalli, Drejtor i Informacionit në një studim që i bëri dokumenteve arkivore, përmes analizës përcolli tezën se dokumentet që tentojnë të hedhin hije mbi Camajn janë të manipuluara me qëllim zbehjen e ndikimit të tij akademik si albanolog dhe shkrimtar në forumet e larta akademike, jo vetëm në Europë, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
✅️”Kushdo që përpiqet të flasë për dosjen Camaj është i neveritshëm.”
🗣Ndërsa shkrimtari dhe ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Namik Dokle, tha:
“E vërteta është e mirë për të gjithë ta dëgjojmë, por kush flet për dosjen Camaj është i neveritshëm. Martin Camaj është shkrimtar, gjuhëtar, patriot. Në mentalitetin e vjetër ai quhet tradhtar, por si shumë të tjerë, ai e ka lënë atdheun me dhimbje, sepse e dinte që po të rrinte, jeta e tij do të rrezikohej, presioni do të shtohej dhe do të humbiste dinjitetin e tij.
Kushdo që përpiqet të flasë për dosjen Camaj është i neveritshëm. Ata kanë iluzionin se po të hedhin gurë mbi një pemë, bëhen pemë, por jo – ata mbeten gurë, ndërsa Camaj mbetet një Pemë.”
CAMAJ nuk u kthye fizikisht më në atdhe, por gjuha e tij u kthye për ne të gjithë. Sot, fjala e Camajt është sërish e lirë, pa zezomën e Ish- Sigurimit te Shtetit, që përmes baltosjes kërkon shfajësim nga kriminalizimi.
Kujtimi i Martin Camajt është një akt nderimi ndaj atyre që ruajtën dritën e gjuhës dhe mendimit shqiptar përtej mureve të izolimit dhe helmit .
Autoriteti dhe QKLL vazhdojnë të ndriçojnë rrugën e së vërtetës përmes dokumenteve dhe dëshmive që rikthejnë figurat e mohuara të kulturës shqiptare.
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit Alda Bardhyli Altin Hoxha Selami Zalli @Brunilda Çërraga Behar Gjoka Namik Dokle
#Autoritetidosjeve #Hetimiadministartiv #GentianaSula #MartinCamaj #ArkiviAIDSSH
✍️Migena Demirxhi
























