Facebook
Twitter
LinkedIn
Email

Dije dhe reflektim, përshëndetja e Kryetares me rastin e fillimit të vitit shkollor

Sot filloi viti i ri shkollor për ciklin parauniversitar – një moment frymëzues për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit!

Si Kryetare e  @aidssh, dua t’ju uroj një vit plot suksese, ku shkollimi të shndërrohet në motorin kryesor të demokracisë sonë, lirise, begatise dhe zhvillimit personal.

Ne mësojmë nga e kaluara për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, dhe pikërisht kjo është esenca e platformës sonë “Mësojmë nga e Kaluara”.

Këtë vit, vazhdojmë me Klubin e Librit për mësuesit e historisë, gjuhës, letërsisë, artit, gjeografisë dhe qytetarisë – një hapësirë ku diskutojmë dhe reflektojmë bashkë.

Vizitat e hapura në arkivat tona ofrojnë një mundësi unike për të prekur historinë nga afër, ndërsa librat për fëmijë me ngjarje të jetuara nga diktatura ndihmojnë në kuptimin e trashëgimisë sonë.

Leksionet e hapura me mësuesit do të theksojnë edukimin për mendim kritik dhe edukimin historik, duke nxitur brezat e rinj të mendojnë lirshëm dhe të vlerësojnë lirinë. Përveç kësaj, kemi krijuar Bibliotekën Musine Kokalari, një burim i pasur me materiale arkivore dhe historike, që do të pasurojë aktivitetet tona dhe aktivitetet tuaja per lexim te kuptimshem.

Sepse si studiuese me kontribute në politikat arsimore dhe perfshire  në projekte të zhvillimit të arsimit, besoj fort se leximi i kuptimshem është themeli i çdo kompetence.

Arritja e leximit me kuptim nuk është thjesht një aftësi – është çelësi për zhvillimin personal, kritikën shoqërore dhe suksesin në jetë, veçanërisht kur lidhet me aktivitetet e platformës sonë që ndihmojnë përmes leximit të materialeve të reja, të padëgjuara më parë, për të thelluar kuptimin e historisë dhe demokracisë dhe si mund te mbetesh njeri edhe ne sfidat me te pamundura.  

Le ta bëjmë këtë vit një festë të dijes dhe reflektimit!

#GentianaSulaOfficialPage,

#VitiShkollor#MësojmëNgaEKaluara#EdukimiPërDemokracinë#LeksionIHapur#ArkiveEHapur#LeximiSiThemel#KlubiLibri