Facebook
Twitter
LinkedIn
Email

Konferenca Ndërkombëtare Shkencore: “Fytyra E “Armikut Të Popullit” Gjatë Diktaturës Së Proletaritatit Në Shqipëri, 1944-1990”

Tirana, May 17, 2019 – The Authority for Information on Documents of the Former State Security, in cooperation with the Institute of History at the Academy of Albanological Studies, the Institute for the Study of Crimes and Consequences of Communism and the Institute for the Integration of Former Political Persecuted Persons, organizes the international scientific conference on the topic: “The Face of the “Enemy of the People” during the dictatorship of the proletariat in Albania, 1944-1990”. The conference takes place throughout the day at the premises of the National History Museum and is open to the media.

Gjatë ceremonisë së hapjes u mbajtën fjalët e organizatorëve dhe përfaqësuesve të trupit diplomatik, në praninë e studiuesve, kërkuesve shkencorë, përfaqësuesve të shoqatave të të drejtave të njeriut, të universiteteve të vendit dhe studentëve, organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve publike e joqeveritare.

Në fjalën e saj, kryetarja e Autoritetit, znj. Gentiana Sula, e vuri theksin te rëndësia e trajtimit të një subjekti të tillë në Shqipërinë postkomuniste, e cila ka nevojë ta rishikojë narrativën e regjimit dhe t’i rivlerësojë viktimat, ende të përndjekura nga stigma.

Bashkorganizatorë të konferencës mbajtën fjalën e tyre, z. Marenglen Verli, rektor i Akademisë së Studimeve Albanologjike, z. Agron Tufa, drejtor i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe z. Bilal Kola, drejtor i Institutit për Integrimin e ish-të Përndjekurve Politikë, duke paraqitur këndvështrimet përkatëse ndaj temës, trajtimit të saj dhe nevojës së shoqërisë shqiptare për njohje e studim të thelluar të së shkuarës.

Konferenca u përshëndet nga znj. Elva Margariti, ministre e Kulturës dhe zv.ministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi.

Përfaqësitë diplomatike në Tiranë, të pranishme në ceremoni, dhanë mbështetjen e tyre për këtë nismë, duke paraqitur propozimet përkatëse sa i takon trajtimit të drejtësisë tranzicionale në vend. Z. Bernd Borchardt, Prezenca e OSBE-së, z. Johann Sattler, ambasador i Republikës së Austrisë, z. Alberto Cutillo, ambasador i Republikës Italiane, z. Karol Bachura, ambasador i Republikës Polake dhe znj. Monika Bylaite, Delegacioni Europian në Shqipëri, paraqitën qëndrimet e tyre ndaj rëndësisë së një konference të tillë në Shqipërinë postkomuniste.

  1. Borchardt e vuri theksin te mospërsëritja e së shkuarës, z. Sattler ngriti zërin për ruajtjen e vendeve përkujtimore si burgu i Spaçit, z. Alberto Cutillo solli përvojën e dhimbshme të kërkimit të të atit të Aldo Terruzit, Giuseppe Terruzi; z. Karol Bachura bëri thirrje për ngritjen e një memoriali në përkujtim të rezistencës dhe viktimave të komunizmit; znj. Monika Bylaite, përmes fjalëve të atë Zef Pllumit ftoi për reflektim përballë krimeve të së shkuarës. Përfaqësuesit diplomatikë e mbështetën nismën e trajtimit të të ashtuquajturve “armiq”, po ashtu vijimësinë e konferencës me profile të tjera.

Prof. Asoc. Dr. Sonila Boçi prezantoi punimin e saj “Disidentë pa disidencë: përsiatje mbi veçoritë e totalitarizmit në Shqipëri”, i pari i një dite të pasur, ku studiues shqiptarë e të huaj, kërkues shkencorë, historianë, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe gazetarë diskutuan tematikën e zgjeruar të armikut të popullit në Shqipëri.

Në vijim, në sesione paralele në Muzeun Historik Kombëtar, “armiku i popullit” u trajtua nga  pikëpamja filozofike, historike, politike, shoqërore, kulturore… Diskutimi teorik mbi konceptet “disidencë”, “disident”, “kundërshtar politik” u pasua nga lufta e klasave, tipologjia e njeriut të ri gjatë socializmit, sjellja e regjimit ndaj klerit katolik shqiptar, klerit ortodoks në Shqipëri, “armiku i djeshëm”, “kundërshtari i sotëm”; ngjashmëritë dhe dallimet në vizatimin e “armikut të popullit”; imperializmi amerikan-armik i përhershëm i regjimit komunist në Shqipëri; projektimi i “armikut të popullit” dhe ideologjia e tjetërsimit të individit; metamorfoza e “armikut të klasës” në radhët e Ushtrisë Popullore, nga “oficeri i deklasuar”, tek “oficeri puçist dhe oficeri poliagjent” ; koncepti i “armikut” në aktet politike në fundin e vitit 1990 dhe fillimet e vitit 1991; imazhe, armiq dhe vese në shoqërinë komuniste; tipologjia e “armikut të popullit” në art, në romanet e novelat me agjenturë të realizmit socialist; kleri si “armik i popullit” në letërsinë shqipe; përjashtimi nga historia e letërsisë, si dënim për shkrimtarët “armiq”; fati i revistave kulturore “reaksionare” pas vendosjes së diktaturës; disidenca shqiptare midis mitit dhe realitetit; “çamët e pabesë’ si kundërshtarë politikë të regjimit komunist e punime të tjera, me emra e profile konkrete “armiqsh të popullit”.

Në mbyllje, moderatorët, bashkë me studiuesit dhe të pranishmit e interesuar mblidhen për konkluzionet e konferencës, mbi tematikën e diskutuar.

Puna për konferencën ka nisur prej muajsh dhe thirrjes për të marrë pjesë i janë përgjigjur me dhjetëra studiues shqiptarë e të huaj. Komisioni i vlerësimit përzgjodhi një pjesë të punimeve, duke i organizuar në panele të kërkimit shkencor dhe të kujtesës. Gjatë kësaj kohe, studiuesit kanë pasur mundësi të shfrytëzojnë inventarët, dosjet, statistikat dhe materialet e ndryshme arkivore të vëna në dispozicion nga AIDSSH apo të tjerë arkiva e, nëpërmjet kërkimit e objektivitetit shkencor, të mundësojnë një panoramë të zgjeruar të profileve të armiqve gjatë diktaturës, në aspektin historik, juridik, politik, filozofik, social e kulturor.

***

Autoriteti e mbështet punën e vet dhe vijimësinë e projekteve të ndërmarra në parimet e rëndësishme të kujtesës, që e vënë memorien historike në themel të identitetit dhe trashëgimisë së individëve e bashkësive, si paraqitja e këndvështrimeve të ndryshme; evitimi i shprehjeve deterministe: shmangia e përgjithësimeve; trajtimi i figurave historike si individë; sigurimi i një baze gjenuine historike; përdorimi i njohurive të nivelit akademik si burime, ku çdo përmbajtje duhet të ballafaqohet e të diskutohet me akademikë të njohur dhe certifikuar për njohuritë specifike e të duhura për këtë punë.

Mbështetur në këto parime, në kërkimin shkencor dhe përballjen profesionale të fakteve, Autoriteti vijon të ndërmarrë projekte ambicioze e komplekse, që kanë në fokus rishqyrtimin e historisë, rivlerësimin e saj, rehabilitimin e viktimave, rezistencën në personalitete e komunitete dhe inkurajojnë dialogun social, në emër të transparencës dhe konsolidimit të demokracisë.

***

 

Fjala e hapjes e kryetares së AIDSSH-së, znj. Gentiana Sula, në Konferencën shkencore “Fytyra e ‘armikut të popullit’ gjatë diktaturës së proletariatit në Shqipëri (1944-1990)”

Të nderuar miq, bashkëpunëtorë, përfaqësues të trupit diplomatik dhe institucioneve publike, studiues, historianë, gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe të drejtave të njeriut,

Kam kënaqësinë t’ju uroj mirëseardhjen në konferencën ndërkombëtare shkencore “Fytyra e ‘armikut të popullit’ gjatë diktaturës së proletariatit në Shqipëri (1944-1990)”, e dyta që zhvillon AIDSSH në bashkëpunim me Institutin e Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, Institutin për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Institutin për Integrimin e ish-të Përndjekurve Politikë dhe Muzeun Historik Kombëtar.

I falënderoj të gjithë për përkushtimin dhe vijimësinë e projektit tonë të parë, konferencës “Të mohuar nga regjimi”, punimet e së cilës ju janë shpërndarë në formë elektronike, bashkë me botime të tjera të AIDSSH-së, me fokus historinë 1944-1991 dhe rishqyrtimin e saj.

Për të mundësuar paraqitjen e profileve të “armiqve”, Autoriteti ka deklasifikuar e digjitalizuar mbi 6000 fletë dokumente, duke mundësuar hedhjen dritë në dosjet e Sigurimit të Shtetit dhe plotësimin e profileve që do të trajtohen në konferencë, edhe me materialet e makinerisë së shtypjes.

Objektivi i punës së Sigurimit, i shprehur në platformën e vitit 1985 thotë: “Organet e punëve të brendshme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë janë një armë e fuqishme e diktaturës së proletariatit, një repart politik dhe ushtarak i saj që udhëhiqen nga Partia e Punës e Shqipërisë, për të zbuluar dhe shpartalluar veprimtarinë armiqësore dhe keqbërëse të armiqve të brendshëm dhe të jashtëm, për të mbrojtur fitoret e revolucionit e atdheun socialist, për të garantuar triumfin e çështjes së komunizmit”.

“U zunë shqiptarët me shqiptarët e u hap luftë…”, thoshte një “armik”, për të shpjeguar se si pas Luftës së Dytë Botërore, me vendosjen e regjimit komunist në vend, ai u përcaktua si element armiqësor, me tipare dhe karakteristika të detajuara.

The Enemy of the Party was quickly rebranded as the enemy of the people and treated as such.

Në rregullore, “armik” konsiderohej ai që është kundër interesave të klasës, të Partisë, të atdheut e socializmit dhe që lufton e vepron kundër tyre.

Ashley Semrick, një blogere e mirënjohur për historinë popullore, njëkohësisht mësuese filloreje, e zbërthen me tri pyetje qasjen historike për të përdorur faktet:

-Kush e ka treguar historinë?

-Kë ka lënë pa përmendur?

-Pse e ka bërë?

Në këtë pikë nisi puna e Autoritetit dhe partnerëve, për të ardhur sot në konferencën e parë të “Fytyrave të ‘armiqve të popullit”.

Që pas rënies së perdes së hekurt e në ditët e sotme, kur debati publik mbi të kaluarën është i nxehtë e me raste, me tone të larta, qasja e zakonshme ndaj sjelljeve të caktuara, krimeve, akteve të dhunës, keqtrajtimeve apo mbështetjes së regjimit, është relativizuar nëpërmjet shprehjeve të njohura: “ashtu ishte koha”, “ashtu thoshte ligji”, “çdo gjë është kryer në zbatim të ligjit”, duke sjellë për pasojë qëndrime të ngurta, përballë një shteti që paska qenë i mirëorganizuar me ligje të drejta dhe ata që e kundërshtuan, ishin thjesht shkelës të ligjit. Nga ana tjetër, ata që e mbështetën, konsoliduan, i dhanë jetë e pushtet instrumenteve drejtuese, kontrolluese, ishin thjesht njerëz që bënin punën, të rregulluar me ligj e procedura, dhe si të tillë, të çliruar nga çdo përgjegjësi zyrtare, njerëzore, personale, morale, për çdo veprim të kryer në detyrë, ose jo.

Për rrjedhojë, mjafton të zbatoje ligjin, të bëje kujdes me shprehjen e mendimeve dhe të ideve, të respektoje vijën ideologjike dhe mund të jetoje i qetë, i vetëcensuruar dhe i kujdesshëm.

Këtu nis sfida jonë me të sotmen, që ka nevojë të rishqyrtojë të shkuarën, për ne dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.

Krijimi dhe mbajtja gjallë e miteve të atyre që ishin në anën e ligjit dhe atyre që ishin në anën tjetër vazhdon prej thuajse 30 vjetësh, siç vazhdon stigma dhe ndjesia e fajit në shoqëri, e atyre që për 45 vjet ishin pjesë asaj ane të murit, pasardhës të armiqve, familjarë të tyre dhe vijuan të jenë “armiq” edhe për 30 vitet e tranzicionit tonë të stërzgjatur.

Shumë prej tyre, pa pasur mundësi të ridimensionohen, të paragjykuar që nga prejardhja, prapë matanë, pavarësisht se muri u shemb, por shoqëria nuk pati mundësi, vullnet, politika, të shembte muret e saj të larta e të qëndrueshme që, me sa duket, me kalimin e viteve krijojnë një kuadër të përçudnuar të Shqipërisë së sotme në kapërcyell.

“Will the tyrant be forgiven for this unprecedented disfigurement he inflicted on his nation?”, expressed a survivor in testimonies collected by the Authority for one of the memory projects.

Më 30 shtator të vitit 1991, me ligjin 7514 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”, (i ndryshuar), Kuvendi Popullor, duke përdorur kompetencat e tij, u dha pafajësinë ish-të burgosurve dhe të përndjekurve politikë, dhe e konsideroi në nderin e vet që, si përfaqësuesi më i lartë i popullit, në emër të shtetit juridik, t’u kërkojë falje këtyre njerëzve për dënimet politike dhe vuajtjet që pësuan në të kaluarën.

Me anë të këtij ligji u amnistuan ish-të dënuarit politikë të dënuar, nga veprat penale të ndëshkuara:

-nga gjykatat ushtarake në bazë të ligjit nr.21, datë 15.12.1944 “Mbi sabotatorët e Luftës Nacionalçlirimtare”,

-ligjit nr.41, datë 14.1.1945 “Mbi organizimin e funksionimin e gjykatave ushtarake”,

-ligjit nr.372, datë 12.12.1946 “Mbi fajet penale kundër popullit e shtetit”,

-të neneve 5 e 6 të ligjit nr.373, datë 12.12.1946 “Mbi ndjekjen e tregtisë së ndaluar, të spekulimit dhe të sabotimit ekonomik”,

-të dënuarit sipas të gjithë neneve të kapitullit “Krime kundër shtetit”

-dhe për moskallëzim e përkrahje të këtyre krimeve, sipas Kodit Penal të viteve 1952 e 1977.

U përfshinë në këtë ligj të vdekurit në hetuesi, të pushkatuarit pa gjyqe, të vrarët në përpjekje me forcat e diktaturës dhe në kufi për arsye politike, ata që u akuzuan për krime politike dhe u mbyllën në institucione psikiatrike për mjekim të detyrueshëm, si dhe ata që u dënuan për shpifje dhe fyerje kundër organeve më të larta të shtetit dhe Partisë, për shkelje të dekretit nr.7459, datë 22.1.1991 “Për respektimin dhe mbrojtjen e monumenteve që lidhen me historinë kombëtare dhe të simboleve shtetërore” dhe për shkelje të dekretit nr.7408, datë 31.7.1990 “Për mbledhjet, grumbullimet dhe manifestimet e shtetasve në vendet publike” deri më 22 mars 1992.

Nenet e tjera të ligjit të amnistisë trajtojnë të gjithë të arratisurit nga Shqipëria për arsye apo bindje politike, si dhe ushtarakët e arratisur apo larguar nga vendi apo shërbimi ushtarak.

Ligji u dha disa të drejta ish-të dënuarve politikë që të rifillonin jetën: të riktheheshin të vendbanimet e tyre, t’ju ktheheshin medaljet apo dekoratat, vitet kur ishin të burgosur apo internuar, dëbuar, etj, iu quheshin si ditë pune dhe përfitonin shtesë në pension, bursa shkollore për fëmijët e tyre, dëmshpërblime të ndryshme për periudhën e vuajtjes së dënimit, etj.

The Law of Innocence was the first step towards redimensioning enemies, an insufficient law that did not address the activities of the persecutors and did not allow innocent victims to be cleansed of the mud, stigma, or myth of being an enemy, because at a certain stage in history, they themselves, their parents, or their family members would have made a choice, which has only been interpreted in one way, even today, 30 years after the fall of the dictatorship.

Ky etiketim e mban gjallë frustrimin e viktimës dhe i vë barriera serioze dialogut publik mbi të shkuarën.

Konferenca e sotme hedh hapin e parë për zhbërjen e këtyre mureve.

I vlerësuar edhe me titullin “Hero i Popullit”, Sigurimi i Shtetit ishte arma e rëndësishme e shtetit të diktaturës së proletariatit në RPSSH për zbulimin dhe likuidimin e veprimtarisë armiqësore ndaj pushtetit popullor dhe rendit socialist, për mbrojtjen dhe konsolidimin e vazhdueshëm të tyre; organ i diktaturës së proletariatit, i ngarkuar për të mbrojtur rendin socialist dhe shtetin nga veprimtaria e armiqve të brendshëm e të jashtëm dhe keqbërësve të tjerë. “Krahas detyrave për zbulimin, goditjen në kohë, në thellësi dhe në mënyrë të gjithanshme të çdo lloj veprimtarie armiqësore e keqbërëse, organet e punëve të brendshme duhet të bëjnë një punë të madhe edhe për parandalimin e krimeve për shpëtimin e njerëzve që kanë hyrë në rrugë të gabuar e kanë rënë viktima të veprimtarisë armiqësore e keqbërëse, duke gjetur e përdorur për këtë qëllim, forma e metoda të ndryshme pune”, specifikohej në platformën e Sigurimit.

Kjo e bën mëse të qartë paragjykimin konkret ndaj disa kategorive shoqërore, të paracaktuara si armike të Partisë-shtet.

As stated above, the protection of the Party-state from the overthrown classes was defined in the introduction of the Security regulation, which is considered thepowerful weapon of the Party.

If we take a look at some profiles of “enemies of the people”, they are collaborators, anti-communists, representatives of the wealthy classes, clergy. After the first years, the power machinery began to eat its own, as Father Pjetër Meshkalla prophetically expressed: “You can punish me as much as you want, but I will still be free. While you, after you are done with us, have your own people to eat.”

Profilet e mëpasme të armiqve u pasuruan me kalimin e viteve, me armiqtë e Partisë që u gjendën në radhët e saj, me grupe sabotatorësh, me nisma dekadente dhe “armiqtë” shtuan radhët në anën tjetër të murit.

Armiqtë janë intelektualët e lirë, të shkolluarit jashtë vendit, properëndimorët, të huajt, përfaqësuesit e fesë, që nga Musine Kokalari, Sabiha Kasimati dhe intelektualët e pushkatuar pa gjyq natën e 26 shkurtit 1951, Sejfulla Malëshova, Hysni Lepenica, Atë Anton Harapi me shokë, Atë Gjergj Suli, Hafiz Ali Kraja (Tari), Baba Hajro Abazi, “sabotatorët” e kënetës së Maliqit, të huajt, si polaku Stanislav Zuber apo italiani Giuseppe Terruzi, i ashtuquajturi “grupi i deputetëve”, i dalë nga zgjedhjet e para të Frontit në 1945; për të ardhur më pas te Bedri Spahiu e Tuk Jakova e më vonë, poetët Genc Leka, Vilson Blloshmi e Havzi Nela.

Sa shumë armiq ka mbajtur në gjirin e vet Shqipëria komuniste e postkomuniste, duke ricikluar farën e armiqësisë në brezat e rinj dhe krijuar kategoritë e reja të fëmijëve të armiqve e pasardhësve të tyre, përballë pasardhësve të njerëzve që ishin në rregull me ligjin.

Because that was the time.

“Kohën e bëjnë njerëzit”, është përgjigjur qartë Uran Kostreci, ish-i dënuar i burgut të Burrelit.

Duke vënë në jetë misionin e vet për rishqyrtimin e historisë përmes fakteve të pakundërshtueshme dhe të vërtetave të qenësishme, Autoriteti hedh themelin e një cikli konferencash mbi “fytyrat e armiqve”, që synojnë të trajtojnë në mënyrë të plotë profilet e atyre që u quajtën “armiq të klasës” e si të tillë vazhdojnë të njihen edhe sot.

Krijimi i urave të komunikimit me fakte, trajtim serioz të të dhënave, dokumenteve e dëshmive, përmes tryezave të tilla, ku bëhen pjesë studiues e historianë, aktivistë e gazetarë, shqiptarë e të huaj, e ndihmon dialogun social për të shkuarën dhe i jep hapësirë viktimës, duke bërë që të dëgjohet zëri i saj.

In closing my speech, I want to quote again that Pjetër Meshkalla, who said: “To cross the water, large and small stones are thrown, the first, the second, the third… they disappear, sink, are never seen again…. throw and throw, at the end some start to emerge here and there; they slip, others are thrown again…until the crossing is made, for better or worse, but it is made. The time will come when it will be done better. We are the stones, large and small, thrown at the beginning, which disappear and are never seen again, but are in the first foundation… This is the goal of the foundation: To disappear and never be seen again! From the first we expected a free Albania! Our grandchildren expect from us a happy Albania!”