Facebook
Twitter
LinkedIn
Email

Spaç, restaurim mbi kujtesën apo kujtesë në restaurim

Një çështje ende të pazgjidhur për kujtesën kolektive shqiptare: rikthimi i Spaçit në një muze kombëtar dhe disa ndërhyrhje restauruese janë tashmë një çështje e ditës, edhe pse jemi gati 62 vjet pas ditës që u ngrit kampi famëkeq dhe 35 vjet pas mbylljes së tij.

Ndjehemi mire se në qendër të këtij dokumentari qëndron puna e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, përmes përpjekjeve për mbledhjen e dokumenteve, dëshmive dhe materialeve arkivore që hedhin dritë mbi historinë e këtij kampi famëkeq.

Gazetarja Sara Hila, autore e Eskluzives, intervistoi z. Gjergj Marku, anëtar i Autoritetit dhe drejtues i grupit të punës për Spaçin, i cili ka koordinuar mbledhjen e dokuemteve dhe dëshmive dhe ndërtimin me to të një platforme digjitale dedikuar këtij vendi kujtese.

Platforma tashmë shërben si një burim i besueshëm jo vetëm për median dhe publikun, por gjithashtu për mësuesit e historisë në shkolla, duke përçuar përmes fakteve dhe dokumenteve të hapura realitetin e sistemit represiv.

Dokumentar siç mund ta ndiqni ka shfrytëzuar në thellësi materialet e këtij portali, duke përfshirë dokumente, fotografi të ish-të dënuarve dhe dëshmi tronditëse.

Në dokumentar marrin pjesë edhe të mbijetuar të njohur si Fatos Lubonja, Nuri Stepa, Demir Pojani, profilet e të cilëve jane pjesë e katalogut të faqes web.

Lexo lajmin e plote duke klikuar këtu.