Në kuadër të Ditëve të Kujtesës (20-27) shkurt, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) organizon Diaogun e Ndërveprimit me Pushtetin Vendor, per realizimin e një udhëzuesi praktik për modalitetet e bashkëpunimit me strukturat vendore në procesin e verifikimit dhe trajtimit të çështjeve që lidhen me kujtesën historike.
Ky manual përcakton qartë mekanizmat e bashkëpunimit në fusha kyçe si:
Verifikimi i figurës së kandidatëve për dekorata, tituj nderi, emërtimin e rrugëve dhe hapësirave publike.
Trajtimi i vendvarrimeve të dyshuara të ekzekutimeve, varreve të pashënjuara dhe vendeve të kujtesës.
Bashkëpunimi me institucionet arsimore, bibliotekat dhe muzetë lokalë, për të nxitur edukimin dhe ndërgjegjësimin mbi të kaluarën.
Dialogu synon të forcojë rolin e pushtetit vendor në proceset e transparencës dhe kujtesës historike, duke kontribuar në ndriçimin e së kaluarës dhe respektimin e dinjitetit të viktimave të regjimit të shkuar.
𝐀𝐠𝐣𝐞𝐧𝐝𝐚:
10:00 – 10:30 Regjistrimi i pjesëmarrësve
Njohja me ekspozitës me portretet e ish të burgosurve të Spaçit
10:30 – 10:40 Fjala e mirëseardhjes
Znj. Gentiana Sula, Kryetare e Autoritetit
10:40– 10:50 Fjala Përshëndetëse
Z. Ermal Elezi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbështetjes së
Vetëqeverisjes Vendore (AMVV)
10:50-11:20 Prezantim i dokumentit të Dialogut “Për modalitetet e punës me strukturat e pushtetit vendor përgjegjëse për verifikimin e figurës së kandidatëve të propozuar
për dekorata, tituj nderi, emra rrugësh, hapësirash publike trajtimin e vendvarrimeve të dyshuara të ekzekutimeve, varreve të pashënjuara, trajtimin e
vendeve të kujtesës, strukturat e arsimit, bibliotekat e muzetë lokale”.
Znj. Liliana Çoçoli (Drejtore Drejtorie në AIDSSH)
11:20 – 11:40 Nevoja e rëndësisë së bashkëpunimit me AIDSSH,
Z. Albert Mëlyshi, Kryetari i Bashkisë Mirditë,
Z.Aleksander Toti, Bashkia Tepelene
11:40 – 11:50 AIDSSH në bashkëpunimin me pushtetin vendor në funksion të edukimit qytetar Znj. B. Çërraga (përgjegjëse sektori)
11:50 – 12:00 Prezantimi i vendvarrimeve të identifikuara si vende të kujtesës dhe përbërës të mundshëm të rrugëve të kujtesës,
Znj. Nertila Seitaj (Drejtore Drejtorie në AIDSSH)
12:00 – 12:30 Diskutime
12:30 -13:00 Pyetje përgjigje
Moderatore: Znj. Sofi Noti, Sekretare e përgjithshme
13:00 -13:15 Vizitë në arkivë