Homazh për Kampin e Internimit Valias dhe Kodër-Kamzë” (TBC)
Data e planifikuar –22 gusht 2025 (TBC)
Ora: 10:00 – 13:00 në Autoritet (TBC
Në planin vjetor të vitit 2025 është parashikuar të përkujtohet kampi Valias- Kodër Kamëz.
Në vijim të këtij planifikimi në mbledhjen e Autoritetit të datës 24 shkurt 2025 u miratua kërkesa e DMSHEQ-së për kërkim në arkiv të ORV- së kampit Valias -Kodër Kamëz.
Aktiviteti është planifikuar të realizohet në përkujtim të datës 23 gusht Ditës Evropiane të Kujtimit për Viktimat e Regjimeve Totalitare
Qëllimi i Aktivitetit:
- Të përkujtojmë viktimat dhe të mbijetuarit e kampeve të internimit në Valias dhe Kodër-Kamëz.
- Të rikthejmë kujtesën në hapësirën publike përmes dëshmive, ekspozitave dhe ndërhyrjeve simbolike.
- Të nxisim reflektimin qytetar mbi të kaluarën për të ndërtuar një të ardhme me më shumë drejtësi, empati dhe rezistencë ndaj autoritarizmit.
Sfondi historik:
Pas vitit 1945, regjimi komunist në Shqipëri krijoi një rrjet kampesh internimi dhe pune të detyruar për kundërshtarët politikë dhe familjet e tyre. Kampet e Valiasit dhe Kodër-Kamzës u kthyen në simbole të vuajtjes, izolimit, por edhe të qëndresës së heshtur të qindra njerëzve që mbijetuan në kushte çnjerëzore.
Këto vende janë sot zona të urbanizuara, pa asnjë shenjë publike që tregon për të kaluarën e tyre. Duke i dhënë zë kësaj historie të heshtur, aktiviteti synon të nxisë ndërgjegjësim publik, edukimin e brezit të ri dhe nderim për viktimat e persekutimit.
Një prej kampeve tela me gjemba më të panjohur është ai që njihet me numrin 3 . Kampi është çelur në vitin 1948 pranë fermës “Ylli i Kuq” në Valias nëpër çadra e stalla, shtëpi të vjetra. Këtu janë mbajtur për punë të detyruar të internuar dhe të burgosur. Në fillim, kampi shërbeu si vend për grumbullimin e “monarko – fashistëve grekë”, por edhe robërve gjermanë. Të internuarit punonin në bujqësi. ORV e këtij kampi daton në shkurt të viti 1949- në dhjetor të vititi 1949.
Përmes këtij aktiviteti synohet rritja e ndërgjegjësimit publik dhe veçanërisht edukimi i brezit të ri mbi këto faqe të errëta të historisë sonë.
Në bashkëpunim me IPP e cila solli listat e njerëzve që kanë vuajtur dënimin në këto kampe dhe Shoqatën Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë e cila siguroi dëshmitarë që jetojnë akoma Autoriteti u mori dëshmi pasi aplikuan në Autoritet për dokumente që ish-Sigurimi mund të kish krijuar për ta.
Komponentët kryesorë të aktivitetit:
- Ekspozimi i emrave të familjeve të internuara.
- Fjala e të mbijetuarve ose pasardhësve të tyre.
- Të ftuar: studiues, ish-të përndjekur, përfaqësues të shoqërisë civile dhe institucioneve dhe media.