SEKSIONI A: INFORMACION MBI KERKUESIN
SEKSIONI B: INFORMACION PËR LOKACIONIN
16. Të dhënat që mundësojnë lokalizimin e informacioneve të kërkuara. Të përcaktohet:
SEKSIONI C: DOKUMENTACIONI I PARAQITUR
Dokumenta
SEKSIONI D: NËNSHKRIMI I DEKLARATËS SË PËRGJEGJËSISË
Deklaroj nën përgjegjësinë time personale që informacioni dhe dokumentacioni i marrë pranë Autoritetit do të përdoret vetëm për qëllimin e kërkuar. Deklaroj se informacionin dhe dokumentacionin nuk do ta përcjell tek marrës të tjerë. Kërkuesi mban përgjegjësi për keqpërdorimin e dokumenteve/informacionit, dëmin e shkaktuar dhe përdorimin e tyre/ publikimin e tyre në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
Deklaroj se mora dijeni që në zbatim të ligjit nr.45/2015, i ndryshuar, neni 20, pika 4, kur dokumentet ose dublikatat, përveç informacioneve personale mbi kërkuesin, përmbajnë edhe të dhëna për të prekur të tjerë apo palë të treta, shqyrtimi i dokumenteve origjinale garantohet vetëm kur: a) kjo miratohet nga të prekurit e tjerë apo palët e treta; ose b) është e pamundur ndarja e të dhënave mbi të prekurit e tjerë apo palët e treta; ose c) është e mundur vetëm me përpjekje të pajustifikuara dhe nuk ka arsye për të prezumuar se të prekurit e tjerë apo palët e treta kanë interes të ligjshëm në mbajtjen e këtyre informacioneve të fshehta.
Deklaroj se mora dijeni që në zbatim të ligjit nr.45/2015, i ndryshuar, neni 20, pika 5, 6, kërkuesit i garantohet e drejta për të njohur dhe shqyrtuar edhe dublikata, tek të cilat informacionet personale mbi të prekur të tjerë apo palë të treta janë bërë të palexueshme. Shqyrtimi kryhet në zyrat e Autoritetit. Kërkuesit i dorëzohen dublikata të dokumenteve vetëm pasi janë bërë të palexueshme të dhënat personale për të prekurit e tjerë apo palët e treta.
Deklaroj mora dijeni mbi rëndësinë e mbrojtjes së dhënave personale, dhe se për njohjen me dokumentet e identifikuara (nëse ka të tilla) firmosja e deklaratës së përgjegjësisë është e detyrueshme. Deklaroj se mora dijeni se mos nënshkrimi i deklaratës së përgjegjësisë, Autoritetit refuzon me vendim dhënien e aksesit mbi dokumentet/informacionet e identifikuara sipas kërkesës së paraqitur.
E drejta e kërkimit për informimin dhe vënia në dispozicion e dokumenteve sipas ligjit nr. 45/2015“Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e Ish-sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, i ndryshuar, ushtrohet nga kërkuesit individëve, duke ju drejtuar Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit nëpërmjet shërbimit postar ose pranë zyrës së informimit të Autoritetit.