Facebook
Twitter
LinkedIn
Email

FUNDJAVA BRITANIKE “ZBARKON”  NË ARKIVIN E ISH-SIGURIMIT

Kineastë dhe gazetarë të njohur britanikë e gjermanë, së bashku me akademiken Lea Ypi, e mirënjohur botërisht nëpërmjet librit të saj “Të lirë”- “zbarkuan” -out of schedule -në arkivin e ish-Sigurimit të Shtetit. Një vizitë e ngacmuar nga kontakti i tyre me kulturën dhe historinë shqiptare.

Të organizuar nga Joanne Ooi, themeluese e EA Festival, një festival letrar shumë i njohur në Mbretërinë e Bashkuar, ata janë një ekip shkrimtarësh, publicistësh dhe mendimtarësh të mirënjohur që i japin jetë nismës “Liri dhe Transformim”, e cila mbyll edhe Javën Kulturore Britanike (16-22 shtator) në Tiranë.

Ekspertë të temave nga historia dhe kultura ballkanike, të drejtat e njeriut, migracioni, çështjet e sigurisë, nga politika te poezia, gazetarë, teksa vizituan arkivin e AIDSSH, iu ndez kërshëria për të njohur më thellë të kaluarën e Shqipërisë, mekanizmin e errët të shtypjes dhe pasojat gjatë sundimit të regjimit diktatorial.

Kryetarja e Autoritetit, Dr. Gentiana Sula i njohu me historinë e veprimtarisë së ish-Sigurimit të Shtetit, dokumentacionin e krijuar dhe përndjekjen e qytetarëve gjatë periudhës 1944-1991. Specialistë të arkivës dhe të mbështetjes shkencore prezantuan tipologji të ndryshme dokumentesh, botimet shkencore, ekspozitat informuese dhe edukuese.

Shqipëria sot njihet edhe përmes katalogjeve turistike. Ajo ka një të shkuar totalitare e cila ka lënë gjurmë në historinë dhe formimin e mentalitetit të shoqërisë sonë. Ndryshimi dhe nevoja për krijuar një të ardhme sa më të lirë e të drejtë vjen vetëm përmes njohjes së të kaluarës.

“Vizitorët e huaj duan të mësojnë më shumë për Shqipërinë, një vend me kulturë jashtëzakonisht të pasur, në atë udhëkryq mes Perëndimit e Lindjes, ku idetë shpesh janë përplasur tragjikisht e ku mësimet e historisë ndonjëherë përthithen me vështirësi.”- thotë Lea Ypi, një shqiptare, mendimtare e botës, peligrine e lirisë dhe transformimit.

VIZITË NË ARKIVIN E AIDSSH

Vizita në arkivin e Autoritetit nga Gjimnazi “Petro Nini Luarasi” na suprizoi të gjithëve pēr njohuritē qē zotëronin nxënēsit e kësaj shkolle rreth sē kaluarēs sē errēt të vendit. Tē

VIZITË NË AIDSSH

Studentë të shkollës verore të Historisë Bashkëkohore Shqiptare, në Departamentin e Historisë së Fakultetit Histori- Filologji, Universiteti i Tiranës, zhviluan një vizitë informuese në AIDSSH. Ata vizituan arkivin ku mësuan

VIZITË NË AIDSSH

Si fillim nxënësit u njohën me arkivën dhe me pas në sallën e biblotekës “Musine Kokalari” ndoqën dokumentarin e AIDSSH “Tre ditët e lirisë”, i cili ka në qendër historinë

Vizitë në arkivin e AIDSSH

AIDSSH mirëpriti studentët e Masterit Shkencor për mësuesi, të gjuhës angleze, për arsimin e mesëm dhe të lartë, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, të cilët të nxitur nga lënda e

Vizita e studentëve të historisë

Sot, Autoritetin e vizituan studentët e historisë, të shkollës verore “Historia Gojore”, shoqëruar nga Prof. Asoc. Dr. Enriketa Pandelejmoni, pedagoge e historisë, Universiteti i Tiranës. Të interesuar të mësojnë më