Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) është një institucion i pavarur, financohet nga buxheti i shtetit, është krijuar dhe zhvillon aktivtetin e tij në bazë të ligjit nr.45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, i ndryshuar.
Struktura, organika dhe klasfikimi i pagave të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë me vendimin nr.95/2016, “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”, të ndryshuar me Vendimet e Kuvendit, Nr. 26/2022, Nr. 19/2023 dhe Nr. 113/2023
Procedurat e rekrutimit, punësimit për plotësimin e strukturës dhe organikës së Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) bazohen në ligjin nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore përkatëse për pozicionet që janë parashikuar të mbulohen nga nëpunës civil, “Kodi i Punës” dhe akteve nënligjore përkatëse për pozicionet e tjera.
Plani i rekrutimeve të AIDSSH për vitin 2025 në të cilin janë përfshirë edhe pozicionet e mbetura vakante nga vitet e mëparshme, për arsye të mungesës së kandidatëve apo të largimit të punonjësve ekzistues, nëpërmjet dorëheqjes, lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë eshte këtu:
Njoftimi mbi rezultatet e procedurës së verifikimit paraprak ne procedurën pranimit në shërbimin civil për pozicionin: Specialist, Sektorit i Kërkesave të Palëve të Prekura, të Treta, Bashkëpunëtorëve dhe të Favorizuarëve
Njoftimi për përfundimin e procedurës së intervistes se strukturuar me goje, në procedurën e lëvizjes paralele, në pozicionin; Përgjegjës, Sektori i Kërkesave të Qytetarëve dhe Shërbimeve Rehabilituese
Njoftimi për përfundimin e procedurës së verifikimit paraprak në procedurën e pranimit në shërbimin civil, në pozicionin; Specialist, Sektori i Ruajtjes së Fondeve, Drejtoria e Arkivit
Njoftimi fituesi Ekspert/këshilltar të jashtëm për procesin e reflektimit dhe përditësimit (ndryshimeve shtesave) të akteve themelore nënligjore të Autoritetit për Informim, në kuadër të ndryshimeve të reja ligjore të Ligjit 45/2015, me ligjin Nr. 72, datë 20.10.2022
Njoftim për shpallje konkurimi për 1 vend vakant në AIDSSH, pozicioni: ” Drejtor, Drejtoria e Arkivit”, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit
Njoftim për shpallje konkurimi për 1 vend vakant në AIDSSH, pozicioni: ” Përgjegjës, Sektorit i Kërkesave të Qytetarëve dhe Shërbimeve Rehabilituese; Drejtoria e Informacionit” Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit
© 2025 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara – Designed and Developed by INSTANT.AL