Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) është një institucion i pavarur, financohet nga buxheti i shtetit, është krijuar dhe zhvillon aktivtetin e tij në bazë të ligjit nr.45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, i ndryshuar.
Struktura, organika dhe klasfikimi i pagave të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë me vendimin nr.95/2016, “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”, të ndryshuar me Vendimet e Kuvendit, Nr. 26/2022, Nr. 19/2023 dhe Nr. 113/2023
Procedurat e rekrutimit, punësimit për plotësimin e strukturës dhe organikës së Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) bazohen në ligjin nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore përkatëse për pozicionet që janë parashikuar të mbulohen nga nëpunës civil, “Kodi i Punës” dhe akteve nënligjore përkatëse për pozicionet e tjera.
Plani i rekrutimeve të AIDSSH për vitin 2025 në të cilin janë përfshirë edhe pozicionet e mbetura vakante nga vitet e mëparshme, për arsye të mungesës së kandidatëve apo të largimit të punonjësve ekzistues, nëpërmjet dorëheqjes, lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë eshte këtu:
Njoftim për shpallje konkurimi për 1 vend vakant në AIDSSH, pozicioni: ” Përgjegjës, Sektori i Projekteve Studimore, Edukuese, Zhvillimore dhe Audiovizuale; Drejtoria e Mbështetjes Shkencore dhe Edukimit Qytetar” Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit
Njoftim për shpallje konkurimi për 1 vend vakant në AIDSSH, pozicioni: ” Specialist, Sektori i Kërkesave të Palëve të Prekura, të Treta, Bashkëpunëtorëve dhe të Favorizuarëve; Drejtoria e Informacionit” Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit
Njoftim fituesi në procedurën e pranimit në shërbimin civil në kategorine ekzekutive, në pozicionin Specialist në Sektorin e Kërkesave Individuale dhe për Qëllime Rehabilitmi dhe Demshperblim, Drejtoria e Informacionit
Shpallje për ekspert/këshilltar per hartimin e përmbledhjes së dëshmive në kuadër të projektit për përkujtimin e 50-vjetorit të revoltës së Spaçit
NJOFTIM PER KONKURIM eksperte/keshilltare te jashtem shkrues libri dhe skenarist per femije
Njoftim per shpalljen e dates se konkursit për procedurën e Pranimit ne Sherbimin Civil, për pozicionin; Specialist i Sektorit të Kërkesave Individuale për Informim dhe për Qëllime Rehabilitimi dhe Dëmshpërblimi, Drejtoria e Informacionit
© 2025 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara – Designed and Developed by INSTANT.AL