Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) është një institucion i pavarur, financohet nga buxheti i shtetit, është krijuar dhe zhvillon aktivtetin e tij në bazë të ligjit nr.45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, i ndryshuar.
Struktura, organika dhe klasfikimi i pagave të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë me vendimin nr.95/2016, “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”, të ndryshuar me Vendimet e Kuvendit, Nr. 26/2022, Nr. 19/2023 dhe Nr. 113/2023
Procedurat e rekrutimit, punësimit për plotësimin e strukturës dhe organikës së Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) bazohen në ligjin nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore përkatëse për pozicionet që janë parashikuar të mbulohen nga nëpunës civil, “Kodi i Punës” dhe akteve nënligjore përkatëse për pozicionet e tjera.
Plani i rekrutimeve të AIDSSH për vitin 2025 në të cilin janë përfshirë edhe pozicionet e mbetura vakante nga vitet e mëparshme, për arsye të mungesës së kandidatëve apo të largimit të punonjësve ekzistues, nëpërmjet dorëheqjes, lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë eshte këtu:
Njoftim per shpallje vende vakante per punonjes me kontrate te perkohshme: dy pozicione “punonjes arkivi” dhe nje pozicion “operator”
Njoftim për shpallje konkurimi për 1 vend vakant në AIDSSH, pozicioni: ” Specialist, Sektori i Digjitalizimit dhe Fotokopjes”, Drejtoria Teknologjise se Informacionit, Digjitalizimit dhe Sigurise, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH).
Njoftim mbi rezultatet e fazës së dytë, në procedurën e pranimit në shërbimin civil për pozicionin: “Specialist, Sektori i Sigurisë Fizike dhe Digjitale, Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit, Digjitalizimit dhe Sigurisë, AIDSSH”, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH).
Njoftim mbi rezulatet e përfundimit të verifimit paraprak të fazës së dytë për procedurën e lëvizjes paralele, për pozicionin: “Specialist, Sektori i Sigurisë Fizike dhe Digjitale, Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit, Digjitalizimit dhe Sigurisë”, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH).
Njoftim për shpallje konkurimi për 1 vend vakant në AIDSSH, pozicioni: ” Specialist, Sektori i Sigurisë Fizike dhe Digjitale, Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit, Digjitalizimit dhe Sigurisë”
Njoftimi i fituesit në procedurën e konkurimit për vendin vakant në AIDSSH, pozicioni: ” Specialist, Sektori i Sigurisë Fizike dhe Digjitale, Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit, Digjitalizimit dhe Sigurisë”
© 2025 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara – Designed and Developed by INSTANT.AL