Njoftime Punësimi

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) është një institucion i pavarur, financohet nga buxheti i shtetit, është krijuar dhe zhvillon aktivtetin e tij në bazë të ligjit nr.45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, i ndryshuar.

Struktura, organika dhe klasfikimi i pagave të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë me vendimin nr.95/2016, “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”, të ndryshuar me Vendimet e Kuvendit, Nr. 26/2022, Nr. 19/2023 dhe Nr. 113/2023

Procedurat e rekrutimit, punësimit për plotësimin e strukturës dhe organikës së Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) bazohen në ligjin nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore përkatëse për pozicionet që janë parashikuar të mbulohen nga nëpunës civil, “Kodi i Punës” dhe akteve nënligjore përkatëse për pozicionet e tjera.

Plani i rekrutimeve të AIDSSH për vitin 2025 në të cilin janë përfshirë edhe pozicionet e mbetura vakante nga vitet e mëparshme, për arsye të mungesës së kandidatëve apo të largimit të punonjësve ekzistues, nëpërmjet dorëheqjes, lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë eshte këtu:

Njoftim për shpallje konkurimi për 1 vend vakant në AIDSSH, pozicioni: ” Drejtor, Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme dhe Financës,” Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit

Njoftim për shpallje konkurimi për 1 vend vakant në AIDSSH, pozicioni: ” Specialist, Sektori i Kërkesave për Informim nga Institucionet,Drejtoria e Informacionit” Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit

Njoftimi fituesi në procedurën e ngritjes në detyrë, në pozicionin; Përgjegjës,Sektori i Kërkesave për Qëllime Studimore,Media, Drejtoria e Mbështetjes Shkencore dhe Edukimit Qytetar

Njoftim për shpallje konkurimi për 1 vend vakant në AIDSSH, pozicioni: ” Specialist, Sektori i Zhvillimit Teknologjik,Drejtoria e Sigurisë dhe Zhvillimit Teknologjik” Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit

Njoftim shpallje te pozicionit Ekspert/Keshilltar, ligjor përditësimin dhe hartimin e akteve themelore nënligjore të Autoritetit, në kuadër të ndryshimeve të reja ligjore të Ligjit 45/2015, me ligjin Nr. 72, datë 20.10.2022

Njoftimi fituesi në procedurën e pranimit në shërbimin civil, në pozicionin; Specialist, Drejtoria e Marrëdhënieve Ndërinstitucionale në Procesin e Identifikimit dhe Rikuperimit të Personave të Zhdukur