Njoftime Punësimi

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) është një institucion i pavarur, financohet nga buxheti i shtetit, është krijuar dhe zhvillon aktivtetin e tij në bazë të ligjit nr.45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, i ndryshuar.

Struktura, organika dhe klasfikimi i pagave të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë me vendimin nr.95/2016, “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”, të ndryshuar me Vendimet e Kuvendit, Nr. 26/2022, Nr. 19/2023 dhe Nr. 113/2023

Procedurat e rekrutimit, punësimit për plotësimin e strukturës dhe organikës së Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) bazohen në ligjin nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore përkatëse për pozicionet që janë parashikuar të mbulohen nga nëpunës civil, “Kodi i Punës” dhe akteve nënligjore përkatëse për pozicionet e tjera.

Plani i rekrutimeve të AIDSSH për vitin 2025 në të cilin janë përfshirë edhe pozicionet e mbetura vakante nga vitet e mëparshme, për arsye të mungesës së kandidatëve apo të largimit të punonjësve ekzistues, nëpërmjet dorëheqjes, lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë eshte këtu:

Njoftim për shpallje dates se konkurimit prane AIDSSH per pozicionin: ” Përgjegjës, Sektori i Kërkesave të Qytetarëve dhe Shërbimeve Rehabilituese”, Drejtoria e Informacionit, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH).

Njoftimin per shpalljen e nje vendi vakant me kontratë të përkohshme pune per vitin 2024 në pozicionin “punonjës arkivi

Njoftim mbi verifikimin paraprak të kandidatëve të kualifikuar, në procedurën e pranimit në shërbimin civil për pozicionin: “Specialist, Sektori i Digjitalizimit dhe Fotokopjes, Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit, Digjitalizimit dhe Sigurisë, AIDSSH”, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH).

Njoftim mbi verifikimin paraprak të kandidatëve të kualifikuar, në procedurën e lëvizjes paralele në shërbimin civil për pozicionin: “Specialist, Drejtoria e Verifikimit të Figurave”, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH).

Njoftim mbi aplikimet për lëvizje paralele për vendin vakant në AIDSSH, në pozicionin: ” Përgjegjës, Sektori i Kërkesave të Qytetarëve dhe Shërbimeve Rehabilituese”, Drejtoria e Informacionit, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH).

Njoftim mbi shpalljen e fituesit, në procedurën e rekrutimit për pozicionin: ” Punonjes arkivi”, punonjes me kontrate te perkohshme, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH)