Njoftime Punësimi

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) është një institucion i pavarur, financohet nga buxheti i shtetit, është krijuar dhe zhvillon aktivtetin e tij në bazë të ligjit nr.45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, i ndryshuar.

Struktura, organika dhe klasfikimi i pagave të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë me vendimin nr.95/2016, “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”, të ndryshuar me Vendimet e Kuvendit, Nr. 26/2022, Nr. 19/2023 dhe Nr. 113/2023

Procedurat e rekrutimit, punësimit për plotësimin e strukturës dhe organikës së Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) bazohen në ligjin nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore përkatëse për pozicionet që janë parashikuar të mbulohen nga nëpunës civil, “Kodi i Punës” dhe akteve nënligjore përkatëse për pozicionet e tjera.

Plani i rekrutimeve të AIDSSH për vitin 2025 në të cilin janë përfshirë edhe pozicionet e mbetura vakante nga vitet e mëparshme, për arsye të mungesës së kandidatëve apo të largimit të punonjësve ekzistues, nëpërmjet dorëheqjes, lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë eshte këtu:

Njoftim mbi shpalljen e një vendi vakant, në procedurën e lëvizjes paralele, pranimit në shërbimin civil për pozicionin: ” , Specialist, Sektori i Teknologjisë së Informacionit, Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit, Digjitalizimit dhe Sigurisë, AIDSSH”, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH).

Njoftim për shpallje konkurimi për 1 vend vakant në AIDSSH, pozicioni: “Përgjegjës, Sektori i Kërkesave të Qytetarëve dhe Shërbimeve Rehabilituese”, Drejtoria e Informacionit, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH).

Njoftim për zgjedhjen dhe kontraktimin e një Koordinatori projekti/Specialist i bazës së të dhënave për implementimin e Projektit “Mbështetja e drejtësisë tranzicionale dhe trajtimi i të shkuarës në Shqipëri”, 2024-2026

Njoftim i fituesit, në procedurën e lëvizjes paralele në shërbimin civil për pozicionin: ” Specialist, Drejtoria e Verifikimit të Figurave”, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH).

Njoftim mbi verifikimin paraprak të kandidatëve të kualifikuar, në procedurën e lëvizjes paralele në shërbimin civil për pozicionin: ” Specialist, Sektori Juridik dhe i Prokurimeve”, Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme dhe Financës, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH).

Njoftim për shpallje konkurimi për 1 vend vakant në AIDSSH, pozicioni: “Drejtor, Drejtoria e Marrëdhënieve Ndërinstitucionale në Procesin e Identifikimit dhe Rikuperimit të Personave të Zhdukur, AIDSSH”, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH)