Pyetjet më të shpeshta

Në fondin arkivor të Autoritetit ruhen dosje hetimore, operative, të ndjekjes, bashkëpunëtorëve të sigurimit, raporte survejimi, sinjalizime, relacione politike, si dhe korrespondencë e brendshme dhe me institucione të tjera të kohës. Përmbajtja e dokumenteve varet nga lloji i dosjes dhe funksioni i subjektit të ndjekur.

Për vetë konsultimin në sallën e studimit nuk ka tarifë. Por nëse kërkohet dublikatë fizike ose digjitale e dokumenteve, zbatohen tarifat standarde për printim ose skanim, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave për shërbimet arkivore, informacione të cilat e gjeni ne faqe web të Autoritetit www.autoritetidosjeve.gov.al

Deklasifikimi i dokumenteve nënkupton heqjen e statusit të “sekretit shtetëror” nga dokumentet që ruhen nga Autoriteti. Ky proces lejon që dokumentet e mëparshme të klasifikuara të bëhen të aksesueshme për publikun, sipas parashikimeve të ligjit dhe në përputhje me parimet e transparencës, respektit për të drejtat e individëve dhe të dhënat personale.

Po. Nëse dokumentet përmbajnë të dhëna personale sensitive që cenojnë privatësinë e palëve të treta, Autoriteti mund të kërkojë miratim nga pala e prekur ose familjarët. Në mungesë të këtij miratimi, mund të jepet vetëm përmbajtja e anonimizuar ose pjesë e kufizuar e dosjes.

Kohëzgjatja varet nga disa faktorë: kompletimi i dokumentacionit, kompleksiteti i kërkesës, gjendja e dokumenteve, verifikimi me palët e prekura dhe përpunimi teknik. Zakonisht procesi kalon në disa faza: legjitimim i kërkesës, kërkim arkivor, përpunim dhe vendimmarrje për vënie në dispozicion. Në raste me prioritet (p.sh. kërkime akademike urgjente apo projekte mediatike me afate), Autoriteti mund të përshpejtojë procedurat.

Aksesi bëhet përmes një kërkese zyrtare në përputhje me ligjin nr. 45/2015 dhe udhëzimin përkatës të miratuar nga Autoriteti. Kërkuesi duhet të plotësojë formularin përkatës për kërkues dhe media që gjendet në faqen web të Autoritetit www.autorutetitdosjeve.gov.al dhe të bashkëngjisë dokumentacionin që provon cilësinë e tij si studiues, gazetar apo përfaqësues media. Pas verifikimeve, dhe miratimit të kërkesës dokumentet kërkohen në arkiv dhe vihet në dispozicion materiali në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të drejtave të palëve të prekura.
Për të plotësuar sa me sakte kërkesën ju lutem informohuni rreth “Udhëzuesit për Studiues dhe Gazetar.” në faqen tonë zyrtare. Në se doni të kontaktoni drejtpërdrejtë me sektorin ju luten e-mailet dhe numrat e kontaktit i gjeni ne faqe web.

Jo, konsultimi i dokumenteve në ambientet e Autoritetit është falas.
Vetëm nëse kërkoni kopje të printuara ose digjitale, ka një tarifë shumë simbolike prej 10 lekësh për faqe, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 93, datë 27.02.2019.
Nëse gjatë kërkimit nuk gjendet asnjë dokument, ju merrni një shkresë zyrtare që vërteton mungesën e informacionit në arkivat tona. Kjo letër mund të përdoret nga ju edhe në institucione të tjera që mund ta kërkojnë këtë provë.
Sa i përket privatësisë, ajo garantohet plotësisht.
Autoriteti zbaton ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, dhe dokumentet anonimizohen kur ka informacione sensitive, për të mbrojtur privatësinë tuaj dhe të çdo personi tjetër që përmendet aty.
📄 Formularin për kërkesën tuaj mund ta shkarkoni këtu:
👉 Formular për informim të individëve
📧 Për çdo pyetje tjetër: info@autoritetidosjeve.gov.al
🌐 Më shumë informacion në: www.autoritetidosjeve.gov.al

Çdo qytetar ka të drejtë të kërkojë dokumente nga arkivi i ish-Sigurimit të Shtetit, për veten ose për persona të tjerë (nëse është trashëgimtar, përfaqësues ligjor apo kërkon për qëllime të lejuara si trashëgimi, kërkime familjare apo hulumtim historik).
Duhet të plotësoni një formular zyrtar, që ndahet në katër pjesë:
Të dhënat tuaja personale
Të dhëna që ndihmojnë në kërkim (si emri i personit, viti, vendi, ngjarja)
Dokumentet që bashkëngjitni (si karta ID, certifikatë familjare, etj.)
Firmosni deklaratën e përgjegjësisë.
Shumë e rëndësishme është që të shkruani arsyen pse po kërkoni informacionin – kjo quhet “interes i argumentuar”.
Gjithashtu, nëse dini ndonjë detaj për dokumentin që po kërkoni, si vitin, vendin, emra të tjerë të përfshirë, ndihmon që kërkimi të jetë më i saktë.
Kërkesa shqyrtohet zakonisht brenda 30 ditësh kalendarike.
Nëse kërkesa juaj është e paqartë ose dokumentet mungojnë, Autoriteti mund të kërkojë sqarime apo të lëshojë një përgjigje zyrtare për mungesë dokumentacioni.
📩 Për më shumë informacion:
📝 Shkarkoni formularin këtu
📧 Pyetje të tjera? Na shkruani te: info@autoritetidosjeve.gov.al

Nëse keni qenë të internuar, të dëbuar apo të burgosur politik, ju mund të paraqisni një kërkesë për të marrë dokumente që provojnë këtë përvojë – si vendime internimi/dëbimi, lista emërore, të dhëna mbi vendbanime të detyruara apo repartet e punës së detyruar. Këto dokumente mund të shërbejnë për përfitime pensioni dhe dëmshpërblimi.
Nëse po kërkoni për një të afërm të ndjerë, duhet të jeni trashëgimtar ligjor dhe të bashkëngjisni çertifikatë familjare ose vërtetim trashëgimie.
Është shumë e rëndësishme që në kërkesë të përmendet reparti ku është kryer dënimi, sidomos nëse ka qenë punë në minierë (si repartet 303 apo 311), sepse kjo ndikon në përllogaritjen e pensionit. Edhe nëse nuk e dini saktësisht këtë informacion, Autoriteti përpiqet ta gjejë përmes dosjeve të tjera apo burimeve arkivore ndihmëse.
Autoriteti nuk lëshon vërtetime për statusin e të përndjekurit politik, pasi kjo nuk është kompetencë e tij. Por ai vë në dispozicion dokumente arkivore zyrtare, të cilat mund të përdoren si provë në institucionet përgjegjëse për statusin dhe përfitimet.
Nëse keni lindur në internim ose keni qenë fëmijë në atë periudhë, kërkesa juaj mund të shqyrtohet përmes dosjeve të prindërve tuaj, pasi fëmijët zakonisht nuk përmendeshin veçmas në dokumentet e internimit. Edhe për këtë rast, duhet të plotësoni formularin përkatës dhe të tregoni sa më qartë rrethanat.
📄 Formularin për këtë lloj kërkese mund ta gjeni këtu:
👉 Formular për individë mbi dokumentacionin e internimit/dëbimit
📧 Për çdo pyetje shtesë, kontaktoni te: info@autoritetidosjeve.gov.al
🌐 Më shumë informacion në: www.autoritetidosjeve.gov.al

Çdo qytetar ka të drejtë të kërkojë dokumente nga arkivi i ish-Sigurimit të Shtetit, për veten ose për persona të tjerë (nëse është trashëgimtar, përfaqësues ligjor apo kërkon për qëllime të lejuara si trashëgimi, kërkime familjare apo hulumtim historik).
Duhet të plotësoni një formular zyrtar, që ndahet në katër pjesë:
Të dhënat tuaja personale
Të dhëna që ndihmojnë në kërkim (si emri i personit, viti, vendi, ngjarja)
Dokumentet që bashkëngjitni (si karta ID, certifikatë familjare, etj.)
Firmosni deklaratën e përgjegjësisë.
Shumë e rëndësishme është që të shkruani arsyen pse po kërkoni informacionin – kjo quhet “interes i argumentuar”.
Gjithashtu, nëse dini ndonjë detaj për dokumentin që po kërkoni, si vitin, vendin, emra të tjerë të përfshirë, ndihmon që kërkimi të jetë më i saktë.
Kërkesa shqyrtohet zakonisht brenda 30 ditësh kalendarike.
Nëse kërkesa juaj është e paqartë ose dokumentet mungojnë, Autoriteti mund të kërkojë sqarime apo të lëshojë një përgjigje zyrtare për mungesë dokumentacioni.
📩 Për më shumë informacion:
🔗 Lexoni udhëzuesin këtu
📝 Shkarkoni formularin këtu
📧 Pyetje të tjera? Na shkruani te: info@autoritetidosjeve.gov.al