Facebook
Twitter
LinkedIn
Email

Vizitë në arkivin e AIDSSH

AIDSSH mirëpriti studentët e Masterit Shkencor për mësuesi, të gjuhës angleze, për arsimin e mesëm dhe të lartë, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, të cilët të nxitur nga lënda e “Mendimit kritik” kërkuan të njihen me punën e AIDSSH-së dhe arkivin e ish-Sigurimit të Shtetit (1994-1991).

Njohja me dokumentet e diktaturës komuniste, e historive njerëzore, e dramave të qindra e mijëra familjeve është një pjesë e rëndësishme e shkuarës, e cila duhet të zbardhet dhe të mos harrohet, ndaj Autoriteti i Dosjeve nxit studentët të njihen me arkivin e AIDSSH-së dhe me materialet që ruhen në arkiv, që ata të fillojnë t’i njohin, analizojnë, vlerësojnë dhe interpretojnë dhe të nxjerrin mësimet që vijnë nga e kaluara.

Në Shqipëri është mësuar histori, por pa mendim kritik. Dokumenti arkivor i ish-Sigurimit përbën pikën e kthesës. Bazuar në rolin që Autoriteti ka marrë në edukimin qytetar të publikut dhe nxënësve të sistemit parauniversitar dhe pasuniversitar ka nxitur vizitat brenda institucionit për t’u njohur me shërbimet e ofruara, dokumentin arkivor por edhe me periudhën e errët historike që vendi kaloi nën diktaturë.

“Të mësojmë nga e shkuara – me burime parësore dhe të hapura 1994-1991” është objektivi strategjik i Autoritetit të Dosjeve 2024. Në këtë kuadër të këtij objektivi nxitja e vizitave në Arkiv e nxënësve dhe studentëve është një urë drejt dijes për të bërë më kuptueshëm mekanizmat e regjimeve totalitare, dhe se si mund të përdoren dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit si materiale studimore, por edhe pedagogjike në klasë.

‼ Ruajtja e kujtesës kolektive, dhe nxitja e një kulture të të menduarit kritik, është pjesë e pazëvendësueshme e ndërtimit të vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut në vend.

VIZITË NË ARKIVIN E AIDSSH

Vizita në arkivin e Autoritetit nga Gjimnazi “Petro Nini Luarasi” na suprizoi të gjithëve pēr njohuritē qē zotëronin nxënēsit e kësaj shkolle rreth sē kaluarēs sē errēt të vendit. Tē

VIZITË NË AIDSSH

Studentë të shkollës verore të Historisë Bashkëkohore Shqiptare, në Departamentin e Historisë së Fakultetit Histori- Filologji, Universiteti i Tiranës, zhviluan një vizitë informuese në AIDSSH. Ata vizituan arkivin ku mësuan

VIZITË NË AIDSSH

Si fillim nxënësit u njohën me arkivën dhe me pas në sallën e biblotekës “Musine Kokalari” ndoqën dokumentarin e AIDSSH “Tre ditët e lirisë”, i cili ka në qendër historinë

Vizita e studentëve të historisë

Sot, Autoritetin e vizituan studentët e historisë, të shkollës verore “Historia Gojore”, shoqëruar nga Prof. Asoc. Dr. Enriketa Pandelejmoni, pedagoge e historisë, Universiteti i Tiranës. Të interesuar të mësojnë më