Qëllimi i legjislatorit shprehur në nenet 26-30 të ligjit nr 45/2015, synon që nëpërmjet procesit të kontrollit të verifikimit të figurës, kandidati për këtë detyrë të përmbushë ndër të tjera dhe kriteret që të mos ketë qenë anëtar, bashkëpunëtor, i favorizuar i ish-Sigurimit të Shtetit, as person në ndjekje për spiunazh apo terrorizëm; duke siguruar integritet të lartë të kandidatëve, përpara emërimit /ngritjes në detyrë apo për tu zgjedhur, si edhe figura të pastra në detyra funksionale jo vetëm në institucionet e reja të drejtësisë dhe policisë por edhe në cdo institucion të administratës shtetërore..
Informimin e institucioneve kushtetuese, autoriteteve publike dhe subjekteve të tjera të interesuara, për dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit, të identifikuara, garantimi për shqyrtimin dhe dorëzimin e tyre tek kërkuesi brenda një afati të arsyeshëm; Janë verifikuar gjithsej 2.656 kandidatë përpara emërimit /ngritjes në detyrë; kandidatë për deputetë apo përpara dekorimit e titullit të nderit, nga të cilët për organet e reja të vetingut në drejtësi janë verifikuar gjithsej 705 kandidatë, ndërsa për vettingun në polici janë verifikuar gjithsej 125 kandidatë
a) Kryerjen e verifikimit të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetarë bashkish dhe kryetarë këshilli qarku, në lidhje me ekzistencën për ta të informacioneve në dokumente të ish-Sigurimit të shtetit, kur kjo kërkohet për qëllime të transparencës së figurës, gjatë fushatave elektorale. Janë verifikuar gjithsej 453 kandidatë për deputet / kryetar bashkish.
Kryerjen e verifikimeve për personat që propozohen për dhënie dekoratash, tituj nderi, medalje dhe titujt vendorë të nderit nga institucionet përgjegjëse dhe organet e pushtetit vendor. Janë verifikuar gjithsej 243 kandidatë për dhënie dekoratash, tituj nderi apo emërtime hapësirash publike.
Informimi për kërkesat e paraqitura nga gjykatat, prokuroritë ose Policia Gjyqësore, për efekt të një procedimi penal të regjistruar
a)President i Republikës; b) anëtarë të Këshillit të Ministrave, zëvendësministra, funksionarë politikë, anëtarë të trupës së nivelit të lartë drejtues në administratën shtetërore dhe pozicione të barasvlershme me to; c) anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, gjyqtarë e prokurorë në gjykatat e prokuroritë e të gjitha niveleve; ç) anëtarë të Gjykatës Kushtetuese; d) funksionarë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë, Gardën e Republikës, oficerë me gradën “Gjeneral” dhe “Kolonel”; dh) prefektë; e) drejtues dhe punonjës të Shërbimit Informativ Shtetëror, Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes dhe çdo njësie tjetër të inteligjencës; ë) drejtues në Policinë e Shtetit deri në nivel qarku dhe komisariati; f) drejtues të përfaqësive diplomatike; g) guvernatorë dhe zëvendësguvernatorë të Bankës së Shqipërisë; gj) anëtarë të Akademisë së Shkencave, rektorë, zëvendësrektorë, dekanë, zëvendësdekanë në universitetet publike; h) Drejtor i Përgjithshëm dhe zëvendësdrejtorë të Radiotelevizionit Publik Shqiptar; i) Drejtor dhe Zëvendësdrejtor i Agjencisë Telegrafike Shqiptare; j) çdo person tjetër i dekretuar nga Presidenti apo i zgjedhur nga Kuvendi
Kur kërkuesit e dokumenteve, sipas përcaktimeve të këtij kreu, si dhe personat e përmendur në to konstatojnë se në dokumentet dhe të dhënat e vëna në dispozicion nga Autoriteti ka pasaktësi, ata vënë në dijeni Autoritetin, duke paraqitur kërkesë për korrigjimin e të dhënave…. me evidentimin e plotë të informacionit të pasaktë, arsyet e vlerësimit të këtij informacioni si të pasaktë, identifikimin e pjesëve ku ka vend për saktësime, si dhe të dhëna apo dokumente që vërtetojnë pretendimet për pasaktësi dhe që ndihmojnë në saktësimin e informacionit.
Autoriteti bën korrigjimet përkatëse në dokumentin e prodhuar nga vetë Autoriteti, një kopje e të cilit i bashkëngjitet dokumentit origjinal. Në çdo rast korrigjimi bëhet me vendim të arsyetuar dhe mund të ankimohet në gjykatën kompetente për gjykimin e çështjeve admini-strative.
© 2025 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara – Designed and Developed by INSTANT.AL